Mesha e pashkëve, Papa mesazhe të forta kundër luftës, uron në ukrainisht: Krishti u ringjall! Në ceremoni disa deputetë ukrainas

Mesha e pashkëve, Papa mesazhe të forta kundër luftës, uron në ukrainisht: Krishti u ringjall! Në ceremoni disa deputetë ukrainas

1650138581_img.jpg

"Shumë shkrimtarë kanë evokuar bukurinë e netëve të ndriçuara nga yjet. Në vend të kësaj netët e luftës përshkohen nga shtigje të ndritura të vdekjes. Në këtë natë, vëllezër e motra, le të lejojmë që të na bashkojnë mesazhet e Ungjillit, për të zbuluar bashkë me ta lindjen e dritës së Perëndisë që shkëlqen në errësirën e botës”.

Ky ishte mesazhi i fortë i Papa Françeskut në predikimin e tij gjatë vigjiljes së Pashkëve pasditen e sotme në Vatikan.

Papa Françesku, në fund të predikimit të Vigjiljes së Pashkëve, iu drejtua kryetarit të bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov, i pranishëm në bazilikën për Vigjiljen e Pashkëve, me disa deputetë ukrainas.

“Në këtë errësirë që jetoni, zoti kryetar, zonja dhe zotërinj parlamentar, në errësirën e errët të luftës dhe mizorisë, ne të gjithë lutemi me ju sonte, lutemi për kaq shumë vuajtje, vetëm ne mund t'ju japim shoqërinë tonë, lutjen tonë. Dhe t'ju tregojmë guxim dhe ne ju shoqërojmë. Mund t'ju themi edhe gjënë më të madhe që festohet sot".

"Krishti u ringjall", tha Papa, duke shqiptuar këto fjalë të fundit në gjuhën ukrainase.


Lajmi kryesor:

Rusia: Mariupol u pastrua nga trupat e Kievit, rrëzuam një avion me armë që vinte nga perëndimi! Zelensky: Nëse vriten ushtarët, negociatat marrin fund! Moska shpall ‘non grata’ Johnson


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë