Ministrat e rinj marrin detyrën/ Braçe përqafim të ngrohtë me Mesin: Do punoj për njerëzit e zakonshëm

Në ceremoni të ndara, pasditen e sotme, ministrat e rinj të kabinetit Rama 2 u takuan me të vjetrit ku morën detyrën dhe "porositë" e fundit. Siparin e lëshimit të postit e bëri ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i cili dorëzoi detyrën tek Belinda Ballukun mes batutave dhe shprehjes së konsideratave. (Lexo këtu).
Pas Gjiknurit, detyrën e mori edhe zv.kryeministri Erion Brace. Përmes një takimi të ngrohtë me Senida Mesin, Brace u zotua se në punën e tij të përditshme, fokusi do të jetë tek njerëzit e zakonshëm.

Detyrën e mori sot edhe ministrja e re e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Në një konferencë nga kjo ministri, ministri në largim u shpreh optimist për punën që do të vijojë të bëhet në këtë ministri. 

Kalimi i detyrës vjen pak orë pas betimit që ministrat e rinj bënë tek presidenti Meta. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Besa Shahini merr zyrtarisht detyrën: Mundësi të mëdha për të realizuar idetë më të mira për arsimin

Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini ka marrë zyrtarisht detyrën, pas shkarkimit të Lindita Nikollës. Nikolla i ka dorëzuar postin sot Shahinit, e cila në një status në rrjetet sociale ka përshëndetur punën e parardhëses dhe uron që të ketë edhe ajo vyrtytet e Nikollës në vendimmarrje.

Sot mora zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë. Paraardhësja ime Lindita Nikolla, me të cilën punova ngushtë për 15 muaj si zëvendësministre, ka drejtuar këtë ministri me shumë kurajë dhe durim. Kurajën për të marrë vendime të vështira që sollën ndryshime të mëdha në sistemin arsimor dhe durimin për të dëgjuar dhe konsultuar të gjithë hisedarët para se të merrte ato vendime. Unë shpresoj që këto virtyte të më përcjellin dhe mua në zbatimin e kësaj detyre të rëndësishme, sidomos në këtë moment sfide që ngërthen në vetvete edhe një mundësi të madhe për të realizuar idetë më të mira për arsimin shqiptar”- shkruan Shahini.

Ora 19:30
Gjiknuri: 'Bela do çojë përpara reformat', na ftoni ndonjëherë në festa

Në prezantimin përpara administratës së MIE, dikaster të cilin Damian Gjiknuri e drejtoi për pesë vite me radhë, ai nuk i kurseu fjalët e mira për pasardhësen e tij, duke iu drejtuar me konfidencë me emrin Bela."Bela, do i thërras shkurt sepse e kemi pasur kolege në këtë Ministri, është ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë. I uroj shumë suksese në këtë punë të vështirë, sfiduese dhe interesante. Kaluam vite, me shumë nga ju, një rrugëtim interesant, sfidues dhe me rezultate. Ju uroj gjithë të mirat, do shihemi në okazione të tjera. Kur të organizosh ndonjë festë neve do na ftosh. Kalofshi mirë"-tha Gjiknuri. (Lexo këtu të plotë).

Ora 19:29
Braçe merr detyrën: Do reflektoj për çdo gjë që kam parë e dëgjuar këto vite

Zv.kryeministrja në largim Senida Mesi i ka kaluar sot detyrën zv.kryeministrit të ri Erjon Braçe. Mesi u shpreh se Braçe do të vijojë detyrat me të njëjtin intesitet si më parë. “Do i kaloj stafetën Erionin për promovimin dhe lançimin e kartës së qytetarit. Kemi bërë shumë, por ende ka shumë për të bërë. Shumë suksese, me eksperiencën dhe përkushtimin tënd, sfidat e vendosura nga Rama do jenë suksesi i radhës për pritshmërinë që kanë qytetarët për ne.”-tha Mesi.

Ndërkohë që Braçe u shfaq i buzëqeshur sërish edhe në marrjen e detyrës. Pas një përqafimi të ngrohtë me Mesin, Zv.kryeministri i ri tha se do të vijojë punën për njerëzit e zakonshëm.

“Atje jashtë ka njerëz të zakonshëm që s’gjenden në këtë vend, janë larguar nga ky vend për një gjë më të mirë. Atyre njerëzve duhet t’ju kthejmë kokën. Kisha dje një moment të vështirë. Duhet të bëjmë më shumë sesa është bërë. Jo vetëm të lexoj, të njihem e të diskutoj e të pyes e të mbështesë politikat e qeverisë, por tani edhe të reflektoj për çdo gjë që nga kuvendi kam parë në këto vite. Midis qeverisë dhe qytetarit nuk gjej një buxhet të shkatërruar si kolegët e mi në vitin 2013.”-tha Braçe.

Ora 18:43
Ahmetaj i dorëzon detyrën Denajt: Do t’ju mbështes 10-fish se më parë

Ministri i Financave në largim, Arben Ahmetaj i ka dorëzuar sot detyrën ministres së re, Anila Denaj. Ahmetaj garantoi se do të jetë 10-fish më mbështetës për punën e ministrisë së Financave. “Përshëndetje e kemi komunikuar që do bënim një ceremoni të vogël për kalimin e detyrën nga unë dhe nga ministrja Denaj. Unë kam punuar edhe si ministër i Financës dhe Ekonomisë po për këtë maxhorancë. Do iki të punoj si kryetar i Komisionit të Financave dhe Ekonomisë  po për këtë maxhorancë, do të thotë që ashtu siç kemi punuar të njëjtën gjë do bëjmë, por unë do jem 10-fish më mbështetës se ç’ka parë kjo ministri më para. Kam vlerësim për secilin prej jush. Ka qenë kënaqësi dhe nder që kam punuar me secilin prej jush”, u shpreh Ahmetaj.

 Ndërkohë që ministrja e re tha se e merr këtë detyrë si një sfidë të jashtëzakonshme. “Jam shumë  e nderuar që më jepet mundësia të drejtoj një dikaster kaq shumë të rëndësishëm, me shumë përgjegjësi gjithashtu. Në këtë sfidë të jashtëzakonshëm kam një dikaster të jashtëzakonshëm po ashtu. Kjo situatë e bën ketë barrë edhe më të lehtë për ta marrë përsipër. Sfidat e institucionit janë të njohura. Kushdo që e drejton këtë institucion mund të thotë më shumë jo sesa po.  Dua të falënderoj zotin Ahmetaj për këtë ekip të ndërtuar, jo pa formalizëm, për mbështetjen që më keni dhënë në këtë kalim stafete.”-tha Denaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI