Lionel Messi ka zgjedhur që karrierën e tij pas largimit të bujshëm nga Barcelona ta vazhdojë në Paris. Lajmin e ka bërë me dije gazetari i 'AS’ Andres Onrubia Ramos ka përmes një postimi në rrjetet sociale.
Mund të bëhet fjalë për një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër. Gjithashtu gazetari spanjoll thekson se Mbape do të largohet nga Parisi në rast se vjen Mesi duke i hapur francezit rrugën drejt transferimit te Real Madrid.
Janë 3 skuadrat që kanë potencialin për të përballuar kërkesat ekonomike të argjentinasit Çelsi, Mançester Siti dhe PSG-ja por këta të fundit janë dukshëm të avantazhuar këto orë.