Mesi rizgjidhet organizatori më
i mirë i vitit në futboll në 2016

Mesi rizgjidhet organizatori më<br />i mirë i vitit në futboll në 2016
​Lionel Mesi mbetet futbollisti më i mirë në botë. Në garë të vazhdueshme me Cristiano Ronaldo , ylli argjentinas ka lënë mbrapa jo vetëm CR7 por edhe rivalët e tij të tjerë.

Ai është rizgjedhur organizatori më i mirë i vitit në futboll në vitin 2016. Në bazë të statistikave, ylli i Barcelonës ka dhënë më shumë pasime për gol dhe pasime të përgjithshme sesa çdo lojtar tjetër në 2016.
 
Sipas Federatës së Statistikave numri 10 i Barcelonës ka marrë 172 pikë, 4 pikë më shumë se vitin e kaluar, ndërsa në vend të dytë zgjidhet shoku i tij i skuadrës Andres Inesta me vetëm 66 pikë e në vendin e tretë Toni Kros i Real Madridit me 45 pikë.
 
 Këtë titull, duke nisur që nga 2006 kur Federata e Statistikave dhe Historisë  ka filluar vlerësimin, e ka fituar Zidan, Kaka, tri herë Ksavi, dy herë Iniesta, Kros dhe tani Mesi.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar