Mesi udhëheq me 3 gola Barcelonën 
në derbi, debuton me asist Dembele

Mesi udhëheq me 3 gola Barcelonën <br />në derbi, debuton me asist Dembele
Messi udhëheq Barcelonën që fiton derbin ndaj Espanjolit 5-0.

Ylli argjentinas tregon një superformë përpara ndeshjes në Champions ndaj Juventusit duke shënuar tre gola.

Numri 10 shënon tre golat e parë në derbin e luajtur në “Camp Nou” në minutat 26-të,35 dhe 67-të.

Dy golat e tjerë u shënuan në fund të takimit nga Pique dhe Luis Suarez.

Debutoi blerja më e re e blaugranëve Dembele që i dhuroi asisin sulmuesit uruguajan tek goli i pestë. Tre fitore në po kaq ndeshje për Barcelonën me 9 pikë të plota që shkëputet me 4 pikë nga Real Madrid.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara