Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, pozicionohet në mbështetje të lirimit të Nazime Vishës, pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani drejtuar Presidentit Bujar Nishani për ta falur të dënuarën, pasi janë mbushur kriteret ligjore.

Përmes një statusi në Facebook, Doda shprehet se Nazime Vishës i duhet dhënë një mundësi në jetë, duke i kërkuar kreut të shtetit lirimin e saj.

“Mbështes propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për faljen e dënimit për Nazime Vishën. Bashkohem në kërkesën për falje të Nazimes nga Presidenti i Republikës. Nazimja është viktimë, duhet të ketë një mundësi në jetë”, shkruan deputetja e PDIU, Mesila Doda.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)