Deputetja Mesila Doda ka komentuar përmes një statusi në faqen e saj në Facebook, përplasjen e qytetarëve me policinë, në protestën e zhvilluar paraditen e së dielës, në parkun e Liqenit.

Doda duke iu referuar rastit të Mimoza Boçarit e cila i hoqi kapelen një polici, i cili më pas e goditi atë me shpullë, thotë se polici ëhstë i paprekshëm, po ashtu edhe dhuna ndaj grave është e patolerueshme.

Por sa i përket ndërtimit të këndit të lojërave, Mesila Doda ndërsa thotë se ato janë të nevojshme për qytetin, kërkon më shumë informacion mbi projektin.
Postimi i plotë e Mesila Dodës.

Polici eshte i paprekshem. Dhuna eshte e denueshme, eshte e papranueshme veçanerisht tek grate, keshtu qe mendjen ne koke sepse aftesia ne menaxhimin e situatave te tilla nuk eshte fjale goje. Parqet per femijet jane te nevojshme ne qytet dhe ne parkun kombetar. Kemi nevoje per me shume informacion dhe duam te dime sa dhe si do preket parku. 

Polici eshte i paprekshem. Pikë!!!

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)