Mësimdhënie në plazh për nxënësit në Spanjë! Fëmijët fiksojnë më mirë pranë detit, terapi e duhur pas pandemisë

Mësimdhënie në plazh për nxënësit në Spanjë! Fëmijët fiksojnë më mirë pranë detit, terapi e duhur pas pandemisë

E kush nuk do të donte të kishte shkollën pranë detit? Një ëndërr për shumë, një realitet jo i prekshëm për të gjithë, përveç një shkolle në rajonin spanjoll të Murcia.  

Pas më shumë se një viti në kufizime të ashpra dhe distancim nga shkolla, nxënësit kanë mundësinë e artë të mësojnë në një ambient të pastër dhe të mrekullueshëm.

Jashtë shkollës Felix Rodriguez de la Fuente, fëmijët sërish me maska ​​ulen përpara një dërrasë të zezë në brigjet me rërë të Playa de los Nietos .

"Është e sigurt, fëmijët po argëtohen shumë", tha mësuesi i anglishtes Juan Francisco Martinez. "Atë që ata mësojnë këtu nuk e harrojnë kurrë".

Disa nxënës këmbëzbathur lëviznin gishtërinjtë e tyre në rërë ndërsa luanin ksilofonë, ndërsa të tjerë u përkulën mbi libra për të parandaluar flladin e ajrit që të t’i çonte ato në det.

Mësimet janë pjesë e një projekti më të gjerë të njohur si Ajri i freskët i cili synon të krijojë cilësi më të mirë të ajrit për fëmijët gjatë pandemisë, përfshirë të mësuarit në ajër të hapur.

Mësuesit fillojnë përgatitjen e plazhit në orën 8 të mëngjesit. Tetë klasa marrin pjesë në mësimet 20 minutëshe dhe grupet ndërrohen në zona të ndryshme.

"Më pëlqen të shkoj në plazh!" tha Antonio Fernandez, 9 vjeç. "Unë preferoj të jem në plazh sepse ndihem më i relaksuar ".

Video e plotë tek ky linku  https://www.reuters.com/video/watch/idOVE883L2F

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit