Kushi dhe Manastirliu me ekspertë të shëndetësisë: Mësimi në universitete do të vijojë online! Kemi rritje të rasteve me COVID te të rinjtë (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi po zhvillojnë një bashkëbisedim me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ku bëjmë me dije se mësimi online në universitete do të vijojë online, për shkak se nga data 6 janatr kemi rritje të rasteve me COVID.

Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli, ndërsa ka deklaruar se ka një rritje të incidencës nga 6 deri në 8 janar me 291 raste në 100 mijë banorë duke kërkuar shtim të vëmendjes. 

Këtu ajo thekson se kemi pasur rritje të incidencave te moshat e reja, nga 15-24 vjeç. Nisur nga ky fakt Rakacollu thekson se u mor vendimi për të vijuar mësimin online, në mënyrë që të frenojmë përhapjen e COVID jo vetëm te studentët por edhe te të afërmit e tyre, apo në zonat nga vijnë studentët.

"Qëllimi është të propozojmë në kohën e duhur ato masa që janë të përshtatshme. Nga 6 deri në 18 janar rritje e incidencës dy javore, 291 raste për 100 mijë banorë. Dy javë më parë, 227 raste për 100 mijë banorë. Kjo rritje incidence shoqëruar me një rritje incidence të moshave 15-24 vjeçe. Pavarësisht se nuk kemi rritje të vdekjeve këta tregues flasin për një shtim të vëmendjes.

Pavarësisht se skemi rritje të vdekjeve sikurse mund të kemi në vende të tjera këto flasin për ngushtim. Prandaj në mbledhjet që kemi zhvilluar kemi vendosur që krahas masave që kanë për ta vazhduar, orës policore dhe ndalimi i fluturimeve me Britaninë... Edhe mësimi menduam  të vazhdojë online. Edhe prania e studentëve në konvikte e shton rrezikun e infeksionit, ato mund të kthehen në vatra të sëmundjeve.

Dihet se Tirana e ka numrin më të lartë. Ardhja e studentëve bën që të shpërndahet infeksioni dhe në ato qytete që i kemi kontrolluar. Ky nuk ishte një vendim i lehtë për tu marrë. Në mënyrë unanime pas diskutimeve vendosëm që ta vazhdojmë edhe pak këtë sepse është në të mirë të shëndetit të studentëve të të afërmive dhe të familjarëve të tyre. Është një vendim që është marrë dhe në shumë vende të botës. Në SHBA, Kanda, Angli", tha Rakacolli.

Ministrja Kushi tha se ky vendim për vijimin e mësimit online në universitete, vjen pas këshillës nga ana e ekspertëve të shëndetësisë, ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin dhe solidaritetin e të gjithë studentëve. Manastirliu, ndërsa tha Komiteti Teknik është mbledhur për t'u dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve lidhur me mësimin online, shtoi se shëndeti i nxënësve është më i rëndësishëm se gjithçka.

"Të adresojmë kërkesat e universiteteve në lidhje me një çështje që ka interes të gjerë siç është frekuentimi i universiteteve. Shëndeti është i pari në majën e piramidës së vlerave. Ne kemi gjithashtu të gjithë arsyet për të dhënë argumentat në favor të çdo rekomandimi dhe vendimi që marrim bazuar në argumentin shkecor në kontekts nacion , rajonal dhe më gjerë", tha Manastirliu.

Edhe Shefja e Infektivit, Najada Çomo deklaroi se ishte pro mësimit online në universitete, vendim ky që u mor nga Komitetit i Ekspertëve, pasi qëllimi kryesor ishte shëndeti i qytetarëve. Këtu shtoi se është më mirë sot auditoret bosh dhe spitalet nesër pa pacientë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Mësimi online/ Çomo: Më mirë auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër, se e kundërta (VIDEO)

Duke folur për vendimin për mbylljen e shkolla, drejtoresha e spitalit Infektiv, Najada Çomo ka bërë me dije se moshat e reja janë portë hyrëse për të transportues të virusit.

“4000 persona që janë shtruar në 4 spitalet, brezi i studentëve është i fuqishëm, por infektojnë shumë në auditore, për shkak të frekuentimit, dhe janë portë hyrje për ta dërguar virusin brenda familjeve të tyre. Më mirë të kesh auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër, se e kundërta”, tha Çomo.

Ora 16:55
Mësimi online/ Kushi: Të na mirëkuptojnë nxënësit dhe mësuesit! Vendimi jo i imponuar, por për shkak të rrethanave (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka kërkuar solidaritetin e mësuesve dhe nxënësve pasi mësimi do të vijojë të jetë online.

“Ne respektojmë të gjitha rekomandimet tuaja që lidhen me situatën. E kuptoj shumë mirë situatën e studentëve, problemet që kanë. Dua të ju them se nuk janë të imponuara nga askush por për shkak të rrethanave. Vendimet tona rrjedhin si rezultat i sugjerimeve të Komitetit të Ekspertëve. Do të kërkoja mirëkuptimin dhe solidaritetin e të gjithë studentëve”, tha Kushi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TIRONSI: 21/01/2021 23:33

    O EDO CA BO MER JAHU ,,MERR VAKSINEN RUSE DHE KINEZE SE PO IKIN NJEREZIT KOT,,MOS PRIT NGA BE,,,DJE MORA VESH QE VDIQ NGA KORONA DHE NJE PEDAGOG I ARTEVE ,,,A KE RESPEKT O EDO PER KOLEGET E TU....

    Përgjigju
  • Arbeni: 21/01/2021 17:23

    Merr vaksinen nga kina o edi rama se le nam ,,po na vdesin njerezit kot...mos ki turp merre nga kina.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja