Mesiti: Arsim dhe strehim për
jetimët pas moshës 16 vjeç

Mesiti: Arsim dhe strehim për<br />jetimët pas moshës 16 vjeç
TIRANE - Në Ditën Kombëtare të Jetimëve Kozeta Mesiti, drejtuese e Shërbimit Social Shtetëror premtoi se do të ofrohet ndihmë edhe për jetimët mbi moshën 16 vjeç.

Sipas Mesitit është menduar që shumë shpejt të ngrihet një qendër sociale kalimtare për jetimët nga mosha 16- 25 vjeç, të cilëve do tu ofrohet ndihmë në arsim, strehim e punësim.

Aktualisht statusi i jetimit i siguron këto të drejta deri në moshën 16 vjeç. "Ne po mendojmë që të krijojmë një qendër rezidenciale kalimtare, nga mosha 16-25 vjeç. Ne duam që në këtë qendër ti ofrohen dhe shërbime, mundësi kualifikimi dhe ata të dalin me një formim të caktuar në jetë.

Projekti është bërë dhe presim një financim nga donatorë të ndryshëm dhe qeveria shqiptare", tha Mesiti. Sipas drejtueses së Shërbimit Social Shtetëror numri i birësimeve është rritur, por janë shtuar kriteret për familjet që kërkojnë të birësojnë fëmijë.

"Janë 66 kërkesa për kujdestari, jo të gjitha mund ta fitojnë sepse ne bëjmë një kujdes shumë të madh për respektimin, plotësimin e kritereve, të cilat duhet të përmbushen sipas akteve ligjore", shprehet Mesiti.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/sqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G