Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo do të garojnë në 'Final 4', mini-turneun që do të nxjerrë skuadrën kampione të Superligës. Të gjitha ndeshjet e fazës 'Final 4' do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në periudhën 16-31 maj 2026.
Sipas rregullores, pikët në këtë fazë do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët dhe në total do të luhen 6 ndeshje. Ndeshjet e para do të luhen më 16 dhe 17 maj. Takimet e dyta do të luhen më 23 dhe 24 maj ndërsa ndeshjet e treta do të zhvillohen më 29 dhe 31 maj.
Përballjet në 'Final 4':
Java 1
Vllaznia vs Dinamo, 16.05.2026 19:00
AF Elbasani vs Egnatia, 17.05.2026 19:00
Java 2
Vllaznia vs Egnatia, 23.05.2026 19:00
AF Elbasani vs Dinamo, 24.05.2026 19:00
Java 3
Egnatia vs Dinamo, 29.05.2026 19:00
Vllaznia vs AF Elbasani, 31.05.2026 19:00
Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:
– Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;
– Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;
– Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4).
Lajmi kryesor:
Mbyllet sezoni i rregullt i Superligës, Bylisi rrëzohet në Kategorinë e Parë! Teuta do të garojë në play-out, skema dhe ndeshjet e 'Final 4'








