Mësohet arsyeja pse Hamilton u largua nga Mercedes

Mësohet arsyeja pse Hamilton u largua nga Mercedes

Lewis Hamilton

Kalimi i shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Lewis Hamilton nga Mercedes te Ferrari në fillimin e sezonit 2025, ka tronditur botën e motorsportit dhe efektet e këtij transferimi ende nuk janë ndjerë. Kjo sepse Hamilton mundësoi një riorganizim të madh të pilotëve në ekipe, duke liruar një nga vendet më të vlefshme në Formula 1.

Piloti më i suksesshëm në historinë e Formula 1 vendosi të largohej nga skuadra me të cilën arriti suksesin më të madh dhe të transferohej në Maranello, me Faerrarin që nuk ka asnjë kampion bote që nga viti 2007, pra që nga titulli i Kimi Raikkonen.

Një nga arsyet kryesore të britanikut për t'u larguar nga Mercedes është tashmë i qartë. Sipas burimeve të sigurta te Mercedes, largimi i Loic Serra (inxhinieri i performancës) dhe kalimi i tij te Ferrari ishte fakti që nisi fazën finale në ndarjen e Lewis me ekipin. Serra do të jetë në gjendje të fillojë punën për Ferrarin për sezonin 2025 pasi Mercedes vendosi një kufizim ndaj tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)