Pas Dua Lipës, edhe këngëtarja Vesa Luma është bërë pjesë e komenteve të qytetarëve serbë pas pjesëmarrjes në peticionin online që Kosova të futet në hartën e Apple. Vesa Luma publikoi një prej komenteve në Instagram dhe shkroi: “Vazhdojnë këta!”

Këngëtarja u shpreh se mund të punësonte dikë për të fshirë komentet por ka vendosur që mos ta bëjë për t'i treguar botës se “çfarë race janë ata”. Ndërsa u kërkoi komentuesve që e ofendojë që të mësojnë gjuhën shqipe, pasi është një ndër gjuhët më të vjetra në botë.

“A dini si është puna… Unë mund të punësoj dikë që të qëndrojë gjithë ditën duke ju bërë bllok dhe report, ama fillimisht dua t’i bëj botës me dije se çfarë race jeni JU… Ju vazhdoni… Google Translate nëse doni të kuptoni (ose më mirë, mësojeni gjuhën shqipe, pse jo, është një ndër gjuhët më të vjetra në botë”, shkroi Vesa Luma.

Peticioni online "Put Kosovo on the map" solli reagime të shumta dhe sulme ndaj artistëve shqiptarë nga persona që nuk janë dakord për shfaqjen e shtetit të Kosovës në hartën e Apple. Artistë si Dua Lipa, Rita Ora, Gjiko, Capital T, Melinda Ademi dhe Morena Taraku u bënë pjesë e nismës së famshme online.

Postimi i Vesës