Mos pini shumë ujë: Uji është i rëndësishëm, por të konsumohet para gjumit nuk është strategjia më e mirë. Mjekët këshillojnë të pini shumë ujë gjatë gjithë ditës dhe të shkoni në banjë para se të shkoni në shtrat, edhe nëse nuk ndjeni nevojën për të urinuar.
Stërvituni intensivisht: Mund të keni dëgjuar se ushtrimi para gjumit mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës. Ky besim është hedhur poshtë nga studimet. Aktiviteti fizik është tepër i nevojshëm për të luftuar pagjumësinë.
Kujdesuni për ushqimet që konsumoni: Është mirë të hani disa orë para gjumit në mënyrë që t’i lini kohë ushqimit të tretet. Kujdesuni të hani një darkë të lehtë pa shumë kalori.
Mos mbani kafshët në krevatin tuaj: Në Universitetin e Kansasit studimet e të kohëve të fundit kanë treguar se 63% e njerëzve që ndanin shtratin me kafshët e tyre shtëpiake, kanë gjumë të dobët. Fjetja pranë kafshëve mund të kontribuojë gjithashtu në alergji dhe vështirësi të frymëmarrjes, e cila mund të ndikojë në cilësinë e gjumit.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com