Ndeshja mes Argjentinës dhe Holandës është shoqëruar me përplasje mes dy ekipeve. Pas fitores me penallti, Lionel Messi debatoi me menaxherin holandez Louis van Gaal dhe ndihmësin e tij Edgar Davids.

Ndërsa në një moment gjatë intervistës, kapiteni i Argjentinës u acarua me sulmuesin Wout Weghorst. Ai ndërpreu fjalën dhe i tha: “Çfarë po shikon, idiot? Largohu atje”.

Intervistuesi mbeti pa fjalë për disa sekonda dhe u përpoq të qetësonte Messin.

Kujtojmë se Argjentina fitoi me Holandën pas 120 minutave lojë dhe penalltive dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Pas lojës së rregullt ndeshja u mbyll 2-2, me skuadrat që në shtesën prej 30 minutash nuk gjetën më gola. Fati i duelit u vendos nga "ruleta ruse", me djemtë e Scalonit që u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive (3-4). Tanimë Argjentina gjen në gjysmëfinale Kroacinë, me ballkanasit që kaluan po pas penalltive Brazilin.