Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka thënë se objektivi i parë i kombëtares së tij ishte kalimi në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, duke ulur presion në gjysmëfinalen përballë Holandës.

“Kemi arritur synimin tonë të parë, që të jemi në mesin e katër ekipeve më të mira.Tani dëshirojmë më shumë. Ne e kemi shijuar ndeshjen me belgët por le të mendojmë për ndeshjet e ardhshme.

Holanda është një ekip shumë kualitativ, të gjithë i dinë vlerat e tyre, duhet të kujtojmë vetëm faktin që ata mposhtën Spanjën me shumë lehtësi për të kuptuar forcën e tyre. Megjithatë ne kemi shumë besim se do ia dalim mbanë për të shkuar në ‘Maracana’ tha ai.



d.b/shqiptarja.com