Messi: Asgjë nuk dhemb
më shumë se humbja në finale

Messi: Asgjë nuk dhemb<br />më shumë se humbja në finale
Futbollist argjentinas, Lionel Messi tha për mediat spanjolle se ishte i zhgënjyer me humbjen e ndeshjes finale nga Kili në “Copa America”, raporton Anadolu Agency (AA).

Argjentina ka humbur nga kombëtarja pritëse në ndeshjen për titullin e kampionit me rezultatin 4:1, pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 0:0.

Ekipi kombëtar i Argjentinës gjithashtu dështoi për të fituar trofeun pas 22 vitesh, edhe pse, sipas shumicës, ishte favorit i madh përpara kampionatit në Kili.

Messi shkroi në rrjetin social Facebook se e kishte përjetuar shumë keq disfatën nga Kili.

"Asgjë nuk dhemb si humbja në finale. Por nuk dua të pres më gjatë për të shprehur mirënjohjen time ndaj të gjithë atyre që na përkrahen dhe vazhduan me përkrahjen e tyre edhe gjatë momenteve të vështira", shkroi Messi.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte

Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte