Argjentina dhe Australia do zhvillojnë një ndeshje miqësore të enjte në Pekin, kryeqytetin e Kinës. Përpara udhëtimit për në Miami ku do kompletojë kalimin te Interi në MLS, Lionel Messi nuk ka kaluar orë të qeta.
Mbërritja e kombëtares së Argjentinës në Pekin nuk ka kaluar pa probleme, me Messin që për më shumë se 50 minuta u bllokua në aeroport për shkak se kishte probleme me pasaportën.
Për fat të mirë gjithçka u zgjidh, me ekipin që priti kapitenin derisa gjithçka të kalonte. Mijëra fansa kishin "pushtuar" rrugët dhe aeroportin e Pekinit, për t'i uruar mirëseardhjen Messit dhe idhujve të tjerë në futboll.