Trofeu i Topit të Artë për vitin 2019 është i Lionel Messi-t. Argjentinasi i Barcelonës ka triumfuar në garën treshe me dy futbollistët e Liverpool-it Van Dijk dhe Mohamed Salah në ceremoninë e organizuar nga revista France Football në Paris.
Në këtë mënyrë ‘pleshti magjik’ e çon në 6 numrin e fitoreve për këtë trofe individual, duke lënë pas Cristiano Ronaldo-n, që u la jashtë treshes dhe si rrjedhojë zgjodhi të mos merte pjesë në ceremoni. Edhe këtë radhë ‘Topi i Artë’ me gjasë do të mbetet i paragjykuar, pasi më herët mediat spanjolle kishin zbuluar se futbollisti i Barcelonës do të ishte fituesi.
Në ceremoninë që nisi në orën 20:30 u ndanë edhe disa çmime të tjera. Futbollistja më e mirë e vitit, ose fituesja e topit të artë për femra u shpall Megan Rapinoe.
Ndërkohë Jachine Trophy, ose ndryshe portieri më i mirë I vitit është zgjedhur Alisson Beccer, ndërsa Kopa Trophy, lojtari më i ri i mirë për 2019 është zgjedhur Matias De Light, mbrojtësi i Juventusit që sezonin e kaluar luante me Ajax.