Messi flet për marrëdhënien e tij me Mbappe pas finales së tensionuar: Nuk kam asnjë problem me të
Kylian Mbappe dhe Lionel Messi
Lionel Messi këmbëngul se ai ka një marrëdhënie të fortë me bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe zbuloi se ata kanë diskutuar së bashku për finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.
Në një intervistë tjetër të zhvilluar me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Messi u pyet për marrëdhënien e tij me bashkëlojtarin e tij, Mbappe, ku të dy duhet të ndajnë qendrën e vëmendjes në kryeqytetin francez, ndërkohë që luftojnë për të qenë më i miri në botë.
Messi ka thënë se nuk ka pasur kurrë asnjë problem me Mbappen, përkundrazi e kalojnë mirë me njëri-tjetrin.
“Po, ne folëm për lojën, festimet se si kishin jetuar njerëzit në Argjentinë në ato ditë që kisha qenë unë. Pushimet dhe festat që kishim. Dhe asgjë, asgjë më shumë, por mirë, shumë mirë. Unë isha gjithashtu në anën tjetër, nuk duhej të humbja edhe një finale botërore dhe nuk doja të dija asgjë për këtë, për atë që kishte ndodhur. Asgjë që kishte të bënte me Kupën e Botës në atë kohë”- u përgjigj Messi në një intervistë për ‘Ole’.
“Prandaj as unë nuk dua të flas për këtë, por e vërteta është se me Kylian nuk ka asnjë problem, përkundrazi”, përfundoi ylli argjentinas.
Argjentinasi e çoi kombin e tij deri në lavdinë e trofeut në Katar – megjithëse atyre iu desh të luftonin fort për të pasi Mbappe bëri një rikthim të bujshëm për ta dërguar finalen në kohë shtesë dhe penallti.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
42.6%
-
JO
45%
-
NUK E DI
12.4%
Vota total: 242
Lajme të tjera
-
Lionel Messi darkon me familjen, mijëra tifozë e presin në dalje dhe krijojnë kaos! Ndërhyn policia (VIDEO)
21 Mars, 11:30
-
'Gradohet' Kylian Mbappe, Franca i beson rolin e liderit edhe në dhomat e zhveshjes
21 Mars, 10:22
-
GOLAT/ Messi dhe Mbappe nuk ia dalin, Rennes i mund në 'Parkun e Princave'
19 Mars, 19:24
-
Te Barcelona e presin për një rikthim, trajneri i PSG-së zbulon detaje mbi kontratën e Messit
17 Mars, 19:48
-
Prishen raportet me tifozët, ultrasit e PSG-së fërshëllejnë Lionel Messin
16 Mars, 18:08
-
Skandal në PSG, gazetari zbulon se një prej lojtarëve kryesorë shkoi i dehur në stërvitje para ndeshjes me Bayernin
13 Mars, 20:26
-
Qëndrimi i fundit i Neymar, prish të gjitha planet e Chelsea-s për të nënshkruar me brazilianin
13 Mars, 18:20
-
Bëri 'shkrumb e hi' projektin për triumf në Champions, zbulohet vendimi i PSG-së për trajnerin francez
10 Mars, 19:16
-
Eliminimi nga Champions League, revolucion te PSG-ja! Blerjet e reja në merkato
10 Mars, 17:08
-
Lionel Messi ndërron profesion: Po realizoj ëndrrën time, fëmijët mezi e presin
10 Mars, 13:06
-
Dy fitore kundër PSG-së, Bayern Munich largon Messin nga Champions League! Milan 'kockë e fortë' në Londër, 'Djalli' në çerekfinale (VIDEO)
8 Mars, 23:07
-
E konfirmon PSG-ja, Neymar mbyll sezonin prej dëmtimit
7 Mars, 22:13