Një incident ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar Narita në Toki mes yllit të Barcelonës, Messi dhe tifozëve.
 
Kur lojtarët e Barcelonës ishin përgatitur për të kryer kontrollin e pasaportave dhe të kalojnë nëpër harkun e sigurisë, disa tifozë të River Plates, rivali i Barcelonës në finalen e Kupës së Botës për Klube, kanë fyer Lionel Messin deri në një shkallë të tillë sa që njëri prej tyre e pështyu.
 
Ngjarja ka dalë jashtë kontrollit pasi Lionel Messi humbi toruan dhe tentoi të godasë tifozin me grusht.



xh.m/shqiptarja.com