Kroacia ka dhuruar spektakël ndaj Argjentinës duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Në “Nizhny Novograd Arena”, skuadra e drejtuar nga Dalic dhuron një futboll të bukur, duke i dhënë një leksion të vërtet Leo Messi me shokë, që e shohin veten të mundur në shifrat 3-0 dhe shumë pranë eliminimit që në fazën e grupeve.
Messi dhe Argjentina janë shumë pranë eliminimit. Duhet që nesër në ora 17.00 Nigeria të mund Islandën në mënyrë që Argjentina të ketë shans për kualifikim për në raundin tjetër. Nëse fiton Islanda me Nigerinë ajo shkon në 4 pikë e ku ndeshjen e fundit e ka me Kroacinë, tashmë e kualifikuar, dhe mundet ti lerë një barazim ose fitore Islandës për të eleminuar Argjentinën. Mrekullia mbetet që Kroacia të rrahë Islandën në këtë, gjë që ka pak shanse të ndodhë, pasi eliminohet Argjentina.
Shansi i vetëm i kualifikimit për në turin tjetër për Leo Messi mbetet nesër ku Nigeria të mund të Islandën, pasi ndeshjen e fundit Argjentina e ka pikërisht me Nigerinë.