Messi nuk kursehet, Barcelona shkatërron Espanyol-in. ‘Dredhia’ e Sarri-t nxjerr Chelsea-n fitues kundër City-t

Messi nuk kursehet, Barcelona shkatërron Espanyol-in. ‘Dredhia’ e Sarri-t nxjerr Chelsea-n fitues kundër City-t

Pamje nga ndeshja e Barcelonës me Espanyol

Zoti i futbollit la mënjëanë modestinë dhe në derbin e katalunjës mes Espanyol dhe Barcelonës shpalosi për të gjithë besimtarët e tij mrekullitë që nuk besohej se ekzistonin në këtë sport. Bëhet fjalë për Lionel Messi-n, i cili në javën e 15 të “La LIga-s” ishte protagonist absolut në fitoren 4-0 të Barcelonës kundër Espanyol.

“Ylli” argjentinas zhbllokoi shifrat që në minutën e 17 me ‘perlën’ e parë nga goditja e dënimit. Vetëm pak çaste më pas ‘pleshti’ dha një asist për Dembele i cili me një tjetër gol jo të zakontë dyfishoi rezultatin. Pak para fundit të pjesës së parë ishte Suarez që shënoi golin e tretë për “blaugranët” dhe në të njëjtën kohë vrau çdo shpresë për pikë për vendasit. Në fraksionin e dytë të lojës Lionel Messi vulosi gjithçka me një tjetër gol të jashtëzakonshëm. 

Spektakël në “La Liga”, por spektakël edhe në “Premier League” aty ku Chelsea mposhti 2-0 skuadrën kryesuese të kampionatit Manchester City-n. Sikundër pritej trajneri i bluve Maurizio Sarri kishte ndryshuar strategji në këtë përballje duke pritur në zonën e tij skuadrën kundërshtare. Një lojë e cila fillimisht u shpërbleu në fundin e pjesës së parë me golin e Kantes. Në 45 minutat e dyta sulmuesit e skuadrës së Guardiolës u treguan të pasaktë dhe David Luiz përfitoi për të dyfishuar rezultatin dhe në për të vulosur shifrat përfundimtare në të njëjtën kohë.

Ndërkohë në “Seria A” si Lazio ashtu edhe Roma kanë hedhur hapa të gabuar ndaj kundërshtarëve respektiv. Në “Olimpico” Lazio arriti të përbyste shifrat në minutën e 96 kundër Sampdoria-s, por atëherë kur dukej si gjithçka kishte marrë fund, miqtë barazuan rezultatin në 2-2 në minutën e 99.

Ndërsa Roma pavarësisht se ishte në avantazh të dyfishtë dhe me dy lojtarë më shumë në fushë, në fund ndau pikët me Cagliari-n që barazoi rezultatin në 2-2.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore