Lionel Messi është rikthyer si golashënues në listën e PSG-së, pas një super goli të shënuar si rezultat i një kombinimi brilant me francezin Kylian Mbappe.

Ka qenë gjithçka e lehtë për PSG-në që e ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-0 përballë Lens.

Goli i shënuar nga ylli argjentinas vodhi gjithë vëmendjen në minutën e 40-të pas një aksioni të bukur të ndërtuar me Mbappe-në, i cili asistoi me thembër. Aksioni i finalizuar nga Messi është tepër i ngjashëm me ato që 'pleshti' realizonte me ish bashkëlojtarët e tij të skuadrës së Barcelonës. 

Ndërsa më herët për PSG-në shënuan, Mbappe në minutën 31’ dhe Vitinha në minutën 37’.

Parisienët janë liderë të ligës franceze dhe ecin të sigurtë drejt titullit kampion me 9 pikë diferencë përpara Lens që mban vendin e dytë.