Lionel Messi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, pas kualifikimit të Argjentinës për në çerekfinale, por e pranon se Argjentina gaboi shumë.

“Fituam me fat. E dinim që do të ishte e vështirë, sepse në këtë fazë nuk ka kundërshtarë të lehtë, por s’e kisha menduar se do të vuanim kaq shumë.

Ne bëmë disa gabime që mund të na kishin nxjerrë nga Botërori. Nëse përballë do të kishim pasur një skuadër më cinike në sulm, ndoshta nuk do të flisnim kështu tani.

Duhet të bëjmë disa ndryshime, sepse ne kishim Zotin në anën tonë, por jo gjithnjë mund të shpresojmë të kalojmë kështu. Ishim të ngadaltë dhe konfuzë” deklaroi Messi.


d.b/shqiptarja.com