Mësuesi i matematikës nga Kosova thyen rekordin e 3 ‘Guinness’! Agim Agushi heq 26 fanella duke zhongluar topin me kokë

Mësuesi i matematikës nga Kosova Agim Agushi, theu rekordin e tretë Guinness, por këtë herë në qytetin e Pogradecit.

Zgjodhi të bënte qindra kilometra, që këtë rekord t’ia dedikonte qytetit juglindor, pikërisht në ditën e çeljes së sezonit.

Më herët në Shkodër dhe në Durrës kanë qenë rastet kur mësuesi nga Kosova ka vendosur rekordet për zhonglimin e topit me kokë, ndërkohë që vishte 25 fanella.

Ndërsa këtë herë ai gjatë sfidës në qendër të qytetit ia arriti të hiqte 26 fanella duke zhongluar me kokë topin.

Duket se Agim Agushi nuk do të ndalet këtu, objektivat e tij të radhës janë që të thyej edhe këtë rekord të sapo vënë, në një tjetër qytet, ndërsa certifikatën e cila do t’i vijë nga Guinnessi, do ja dhurojë qytetit të Pogradecit.

Mosha për mësuesin Kosovar është i vetmi kufizim i cili nuk do i lejojë që të thyej rekorde në të gjitha qytetet Shqiptare, kështu u shpreh Agushi në përfundim të sfidës.

Pjesë e monitorimit të kësaj sfide ishin Dan Qarkaj, menaxher i komunikimit me Guinness, Enver Halili, profesor i Edukimit Fizik, dëshmitar i pavarur per Guinness, si dhe Muhamet Avdiu, profesor i Historise, dëshmitar i pavarur per Guinness.

Ndërsa destinacioni i radhës i rekordmenit pritet të jetë një tjetër qytet.

K.M/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK