Mësuesi i matematikës nga Kosova Agim Agushi, theu rekordin e tretë Guinness, por këtë herë në qytetin e Pogradecit.
Zgjodhi të bënte qindra kilometra, që këtë rekord t’ia dedikonte qytetit juglindor, pikërisht në ditën e çeljes së sezonit.
Më herët në Shkodër dhe në Durrës kanë qenë rastet kur mësuesi nga Kosova ka vendosur rekordet për zhonglimin e topit me kokë, ndërkohë që vishte 25 fanella.
Ndërsa këtë herë ai gjatë sfidës në qendër të qytetit ia arriti të hiqte 26 fanella duke zhongluar me kokë topin.
Duket se Agim Agushi nuk do të ndalet këtu, objektivat e tij të radhës janë që të thyej edhe këtë rekord të sapo vënë, në një tjetër qytet, ndërsa certifikatën e cila do t’i vijë nga Guinnessi, do ja dhurojë qytetit të Pogradecit.
Mosha për mësuesin Kosovar është i vetmi kufizim i cili nuk do i lejojë që të thyej rekorde në të gjitha qytetet Shqiptare, kështu u shpreh Agushi në përfundim të sfidës.
Pjesë e monitorimit të kësaj sfide ishin Dan Qarkaj, menaxher i komunikimit me Guinness, Enver Halili, profesor i Edukimit Fizik, dëshmitar i pavarur per Guinness, si dhe Muhamet Avdiu, profesor i Historise, dëshmitar i pavarur per Guinness.
Ndërsa destinacioni i radhës i rekordmenit pritet të jetë një tjetër qytet.
K.M/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?
-
I drejtë
28.5%
-
I padrejtë
65.7%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 3558
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rruga e re për Tushemisht “ndan” banorët me tokat bujqësore: Po fëmijët si do ikin në plazh?!
21 Qershor, 16:57
-
Qafë-Thanë/ U fut me shpejtësi në kthesë, rrëzohet kamioni i ngarkuar me gaz (VIDEO)
19 Qershor, 19:36
-
Korçë/ Dhunohet një adoleshent me sende të forta, policia në kërkim të 5 autorëve
19 Qershor, 18:43
-
Korçë/ Dhunohet një oficer i krimit ekonomik, u godit me grusht në fytyrë nga një i dehur
19 Qershor, 18:27
-
Biznesmenët e Pogradecit kundër vendimit të Qeverisë: Nuk vendosim impiante për ujërat e zeza, janë të kushtueshme!
19 Qershor, 15:11
-
Pogradec, ujërat e zeza të Linit derdhen në liqenin e Ohrit! Banorët: Rama s’mbajti premtimin për kanalizimet
18 Qershor, 17:14
-
Murale në doganë/ Rrëfimi i Marias, artistes polake që po ‘vesh’ me lule Kapshticën
18 Qershor, 16:37
-
Foto+VIDEO/ 12-vjeçari nga Devolli fiton në olimpiadën europiane të Gjuhës Angleze
18 Qershor, 16:12
-
FOTO/ Artistja polake realizon murale në doganën e Kapshticës
17 Qershor, 18:24
-
Korçë/ Ishte në kërkim, policia ndalon 37-vjeçarin
17 Qershor, 12:02
-
U largua mbrëmë nga banesa, 33-vjeçari në Kolonjë gjendet i mbytur në rezervuar
17 Qershor, 09:07
-
Pogradec/ Liqenet e Lukovës 'pushtohen' nga turistët, e krahasojnë me Zvicrën: Na pëlqen natyra
16 Qershor, 18:23