TIRANE- Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të regjistrohen mësuesit në testimin “Mësues për Shqipërinë”. Regjistrimet do të kryhen online nga data 4 deri në 12 dhjetor. “Faza e regjistrimit në portal për vitin 2015 fillon në datën 4 dhjetor. Afati i fundit është data 12 dhjetor”, - thotë Ministria e Arsimit.
Të gjithë mësuesit të cilët nuk e kanë dhënë këtë testim, apo edhe ata që morën pjesë një vit më parë, mund të regjistrohen. Sipas Ministrisë së Arsimit kjo është faza më e rëndësishme për arsimtarët, pasi ata të cilët do të marrin më shumë pikë, do të kenë mundësi të punësohen direkt. Ndërkohë MAS po mbledh të gjitha vendet e lira të punës, që janë kryesisht në rrethe, por edhe në qytetet kryesore. Mësuesit që do të marrin pikët maksimale do të kenë mundësi të zgjedhin vendin e punës, pra do të zgjedhin shkollën ku do të punojnë.
/Shqiptarja.com