Mësuesit dhe prindërit
paragjykojnë njëri-tjetrin

Mësuesit dhe prindërit<br />paragjykojnë njëri-tjetrin
TIRANE - Marrëdhënia mësues-prindër vazhdon të mbetet problematike dhe paragjykuese. Ledia Kashahu, lektore në fakultetin e Edukimit në Universitetin e Durrësit, ka realizuar një studim, pikërisht për të hedhur pak më shumë dritë mbi këtë marrëdhënie komplekse në shkollat shqiptare. Dhe ajo që ka rezultuar nga përgjigjet e dhëna nga vetë prindërit dhe mësuesit ka qenë befasuese. Të dyja palët “e shikojnë shtrembër” njëra-tjetrën, duke ndikuar kështu në rezultatin e fëmijëve.

Sipas saj, mësuesit, herë-herë i paragjykojnë rezultatet e nxënësve, duke menduar se faktorët demografikë ndikojnë në to. Është zbuluar lidhje e rëndësishme midis notave të fituara nga nxënësit dhe bashkëpunimit e komunikimit të mësuesve me prindërit, gjinisë, nivelit të shkollimit të prindërve, si dhe nivelit të të ardhurave mujore, por nuk ka lidhje midis gjendjes familjare të prindërve, apo dendësisë së banesës.

Mbi bazën e analizës, konstatohet se nxënësit që kanë kushte më të mira jetese dhe konkretisht kanë dhomën e tyre, paraqesin nivel më të lartë note në provimin shtetëror të Matematikës, në krahasim me nxënësit që ndajnë dhomën me personat e tjerë të familjes.

NDIKIMI TEK NOTA

Marrëdhënia dhe komunikimi mësues prindër ndikon edhe tek nota që marrin nxënësit. Sa më i lartë të jetë ky komunikim mes dy palëve, aq më të mira janë rezultatet e fëmnijëve. Kështu, në studimin e saj të realizuar në 21 shkolla publike të Tiranës, Msc. PhD (proces) Ledia Kashahu, ka arritur në përfundimin se ky bashkëpunim ndikon jo vetëm në ecurinë e lëndës, por edhe në notat e provimit të Lirimit dhe mesataren vjetore të nxënësit. “Niveli i marrëdhënies u studiua në dy dimensione: bashkëpunimi dhe komunikimi.

Rezultatet treguan se prindërit në krahasim me mësuesit deklarojnë një nivel më të lartë bashkëpunimi. Nga ana tjetër, del se mësuesit më shumë se prindërit deklarojnë se komunikojnë më shumë me prindërit”, - shpjegon në studimin e saj Kashahu, të publikuar në revistën pedagogjike të Institutit të Zhvillimit të Kurrikulës. Më tej ajo shpjegon se evidentohet qartë lidhja ndërmjet bashkëpunimit, komunikimit dhe rezultateve të nxënësve.

“Bashkëpunimi shkollë-familje ka një lidhje pozitive substanciale me notën vjetore dhe notën e provimit të lirimit për lëndën e Gjuhës dhe lidhje shumë të fortë si me notën vjetore të Matematikës, ashtu edhe me notat e provimit shtetëror të Matematikës, dhe me notën mesatare në përgjithësi. Po kështu, edhe komunikimi lidhet pozitivisht me rezultatet, por me nivele më të ulëta se bashkëpunimi”, shpjegon ajo.

Ajo ka analizuar një për një faktorët që ndikojnë në rezultatet e të rinjve. Kështu sipas analizave “nota e Matematikës parashikohet pozitivisht nga gjinia, arsimi i babait dhe arsimimi i nënës. Të ardhurat financiare, kontribuojnë në parashikimin e notës së Matematikës pozitivisht, por me një variancë shumë të vogël. Po ashtu, nota e provimit të Matematikës parashikohet pozitivisht nga gjinia, arsimi i babait dhe i nënës.

Të ardhurat financiare kontribuojnë në parashikimin e notës së provimit të matematikës pozitivisht, por me një variancë shumë të vogël”. Ndërsa faktorët që parashikojnë notën e Gjuhës amtare janë: gjinia, arsimi i babait dhe i nënës dhe të ardhurat financiare. Gjithashtu, nota e provimit e Gjuhës parashikohet: gjinia, arsimi i babait dhe i nënës. Sipas Kashahut faktorët që parashikojnë notën mesatare të lëndëve kryesore janë: gjinia, arsimi i babait dhe i nënës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin