TIRANË - Mësuesit do të punësohen jo vetëm me kontrata të rregullta por edhe me kontrata të përkohshme në bazë të nevojave që do të kenë shkollat. Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë Arjola Byzyka, në një intervistë për “Report TV” thotë se mësuesit mund të punësohen edhe me kontrata 1-mujore, gjithmonë në bazë të pikëve që kanë grumbulluar nga testimi “Mësues për Shqipërinë” dhe nga vlerësimi i dosjes. Gjithashtu, ajo thotë se punësimet e mësuesve për vendet vakante pritet të nisin në muajin shtator, për shkak të shtyrjes së moshës për daljen në pension të grave.
Ka përfunduar vlerësimi i mësuesve nga testimi “Mësues për Shqipërinë”, është bërë edhe vlerësimi i dosjes së kandidatëve. A mund të na thoni si bëhet punësimi i mësuesve?
Punësimi i mësuesve bëhet në bazë të udhëzimit nr.38 të Ministrisë së Arsimit. Ka një modalitet të ri se si punësohen mësuesit, ku vihet në vëmendje edhe vlerësimi i dosjes së kandidatit.
/Shqiptarja.com

VIDEO