TIRANE - Të gjithë mësuesit e 9-vjeçares, gjimnazeve dhe arsimit parashkollor, që më datë 31 dhjetor 2011, kanë plotësuar përkatësisht 5, 10 dhe 20 vite punë mund t’i nënshtrohen provimit për rritjen në kategori.

Nëse rezultojnë kalues në këtë provim ata do të përfitojnë një shtesë në pagë deri në 20 për qind. Ndërsa për të gjithë ata mësues që tentojnë të kopjojnë gjatë testimit për shkallën e kualifikimit. Rregullorja që vendos mënyrën e zhvillimit të rritjes në kategori përcakton se për të gjithë ata raste që vërtetohet një shkelje e tillë, do të humbasin të drejtën e shtesës së pagës për dy vjet.

Vetëm pas përfundimit të kësaj periudhe “dënimi” ata mund të ritestohen sërish për të marrë shtesën e pagës. Ministria e Arsimit ka publikuar rregulloren se si do të zhvillohet testi për njohuritë e mësuesve, i cili njihet ndryshe si atestimi. Për të gjithë mësuesit e rretheve, ai do të zhvillohet në Tiranë, më datë 27 prill 2013. Kjo sipas ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të shmangur favorizimet që mund t’u bëhen arsimtarëve në rrethet e tyre. Edhe këtë vit, është IZHA (Instituti i Zhvillimit të Arsimit) që do të administrojë të gjithë procesin.

Ajo ka hartuar programet vjetore për provimin e kualifikimit në të cilin përshkruhen objektivat e arritjeve të kandidatëve dhe literatura e detyrueshme profesionale. Ndërkohë që të gjithë ata që nuk rezultojnë kalues, penalizohen duke mos marrë rritjen e pagës, dhe mund të futen në test sërish vitin pasardhës. Dorëzimi i dokumetave për të marrë pjesë në testim deri më datën 20 shkurt.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 19 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)