Kreu i Rithemelimit Sali Berisha duket se ndjek nga arresti i shtëpisë çdo aktivitet të kryeministrit Edi Rama. Ai ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me takimin e sotëm të kryeministrit me shqiptarët e diasporës në Itali, duke publikuar ato që ai i quan mesazhe nga “qytetari dixhital”
Në disa foto të publikuara nga Berisha duken një grup arsimtarësh, të cilët Berisha supozon se janë dërguar nga Rrësheni drejt Milanos, në krye të të cilëve qëndron Marjana Suli Brozi.
Por ka qenë vetë kjo e fundit ajo që përgënjeshtruar Berishën duke i bërë një koment në postim.
''Vetëm se ti (Sali) , je brenda dhe del ne dritare...ne të tjerët shijojmë lirinë (njerëzore, juridike dhe bashkë me to edhe duam të ardhmen...) Qytetari digjital të paska rrejtë përsëri o Sali. Të dielën një mësues e ka pushim e unë si një emigrante 30 vjeçare erdha të dëgjoj atë që ti s’do e bëje kurrë. Pensionin tim në dy shtete ta kem të drejtë të ligjshme...'', shkruan ajo në koment.
Ajo sqaron më tej se ka shkuar për të dëgjuar se si tashmë si një emigrante prej 30 vitesh dhe se ka nënshtetësi italiane, ligjërisht përfiton pension në dy shtete, pas marrëveshjes së Shqipërisë dhe Italisë.
“Sali ti je me liri të kufizuar, unë jam qytetare e lirë, qytetare Europiane sepse gëzoj dy shtetesi, une jam e lirë te shoh te ardhmen ne dritën e syrit dhe falenderoj Zotin që se pashë kurrë tek ti. E diela pushim Sali Efendi. Të tjerat verifikoi po deshe duke parë mundësinë tënde të mos daljes jashtë jo në dritare ti ofroj unë çfarë të duhet. Emigrantet sot në Itali dëgjuan me veshët e tyre se janë më ne vëmendjen e shtetit shqiptar”, shkruan ajo në një tjetër postim të bërë në rrjete sociale.

B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
17.2%
-
Jo
75.3%
-
Jam i/e dyzuar
7.6%
Vota total: 1218
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Balluku, çështje e mbyllur’- Berisha i përgjigjet Ramës: Po bën avokatin e saj, kjo çështje kurrë s’mund të mbyllet!
15 Mars, 14:19
-
Forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, Rama: Respekt për profesionistë që mbrojnë jetën me jetë
15 Mars, 13:46
-
Arbër Hitaj: A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
15 Mars, 12:45
-
VIDEO/ Mjafton goli i Jeremie Boga, Juventusi fiton 0-1 në Udine! Zhegrova në stol, Yildiz 'Njeriu i Ndeshjes'
15 Mars, 11:29
-
Porto Romano/ Rama: Gati me një plan tjetër të shpejtë dhe agresiv, kemi gati buxhetin e nevojshëm
15 Mars, 11:23
-
Rama: Ndërhyrje shtetërore për të stabilizuar çmimin e naftës! Balluku? Çështje e mbyllur, integrimi nuk preket, të tjerat ‘dokrra hini’
15 Mars, 11:09
-
PS nuk lejoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Çështje e mbyllur, prokurori e gjykatësi s’mund të bëjnë çfarë të duan kur trokasin në Kuvend
15 Mars, 09:59
-
Vendimi për TikTok, Rama: Gjyqtarët duhet të përballen me kritika konstruktive, të trajtuarit si 'lule mos më prek' s’ndihmon në përmirësimin e drejtësisë
15 Mars, 09:28
-
Alban Daci: Drejtësia në tehun e thikës, refleksione mbi Italinë e referendumeve dhe Shqipërinë e vettingut
14 Mars, 22:58
-
GOLAT/ Berat Gjimshiti 90 minuta në fushë, Atalanta ndal 1-1 Interin në ‘San Siro’! Chivu ndëshkohet me karton të kuq
14 Mars, 17:58
-
Kosova u njeh kartat e identitetit serbëve në Veri, Rama: Tani BE t’i heqë masat ndëshkuese
14 Mars, 17:14
-
Maignan premton besnikëri ndaj Milanit: Do të jem përjetësisht milanist
14 Mars, 14:30