Dëmtimi i Armando Brojës, trajneri i Everton tregon gjendjen e sulmuesit

Dëmtimi i Armando Brojës, trajneri i Everton tregon gjendjen e sulmuesit

Armando Broja pas dëmtimit

Mesjavën e kaluar Armando Broja nuk e shijoi fitoren 2-0 të Everton kundër Peterborough, pasi u dëmtua dhe u largua nga fusha me barelë. Lëndimi në këmbën e djathtë duket se nuk është aq i rëndë sa ishte parashikuar më parë.

Për këtë foli edhe trajneri i ri i Everton, David Moyes. Ai tha se sulmuesi do i nënshtrohet testeve të reja, kjo pasi të ketë një ulje të ënjtjes në kavilje.

“Broja do i nënshtrohet një tjetër skanimi. Unë mendoj se ka pak mëdyshje, një moment po mendojmë se dëmtimi është më i rëndë, prandaj kjo është arsyeja pse dyfishojmë skanimet. Thjesht presim që një ënjtje të ulet përpara se të shkojë për një skanim dhe shpresojmë se do të kemi një ide më të mirë në ditët e ardhshme”, tha Moyes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noli: 14/01/2025 17:56

    Po ky çdo 2 ndeshje vritet,,, edhe prej qeramike te ishte nuk do thyhej kaq shpesh.

    Përgjigju
  • lexues: 14/01/2025 11:55

    ata qe ndjekin futbollin anglez e dine qe everton eshte nje skuader pa rendesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre