/ATSH-Z.Tosku/- Në kuadër të projektit eTwinning (Programi i mësimit elektronik i Komisionit Evropian), përfaqësuesit e Shërbimit Kombëtar të Mbështetjes në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit zhvilluan në Drejtoritë Arsimore Rajonale trajnimin e mësuesve mbi këtë projekt.
Portali eTwinning përfaqëson një platformë unike të bashkëveprimit të mësuesve në projekte nxitëse dhe inovatore si dhe nxit nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, të krijojnë projekte, të shkëmbejnë ide dhe të përhapin praktikat më të mira ndërmjet tyre, duke u ndjerë se janë pjesë e komunitetit më nxitës në Evropë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit në faqen zyrtare të saj, ka përcaktuar qëllimin e promovimit të eTwinning në Shqipëri, që lidhet me aftësimin e mësuesve në përdorimin e teknologjive.
Në Evropë, ky program numëron sot 269,593 mësues dhe 128,352 shkolla që zhvillojnë projekte bashkëpunuese dhe ndajnë ide. Projekti i Programit të Mësimit Elektronik të Komisionit Evropian është krijuar që në vitin 2005./
/Shqiptarja.com