Njerëzit që dashurojnë profesionin e tyre kanë një të përbashkët: Nuk kursehen të përcjellin më të mirën kurdoherë e për të gjithë. Nisma e veçantë e Anjezës, mësuesja e shkollës private World Academy of Tirana, ishte mëse individuale; e shqetësuar për nivelin e gjuhës shqipe të shkruar e të folur në shkolla, në politikë, në media e në shoqëri, ajo vendosi të flasë për të gjithë.

Kështu, me një kamera të ReportTV, çdo të hënë paradite, ajo shpjegon në vetëm 5 minuta se si shkruhen saktë e shqiptohen saktë fjalët në gjuhën shqipe dhe si mund të shmangen fjalë të huaja të përdorura pa pasur nevojë.

Rubrika e mësuese Anjeza Shatkut është dhe në faqen online Shqiptarja.com dhe sot ka arritur në pjesën e nëntë të saj. Lehtësia e shpërndarjes online bën që ajo të shndërrohet në një rubrikë të dashur edhe për shumë shqiptarë që jetojnë në botë: Nga SHBA, Kanada e Australi emigrantë dhe fëmijët e tyre kanë mundësi të mësojnë e përmirësojnë dijet e tyre për gjuhën tonë të dashur.

Ja ku mund ta ndiqni sa herë të keni dyshimet tuaja për fjalë në gjuhën shqipe: 

KLIKONI KËTU për të ndjekur mësimet

Mirëdita Mësuese Mësimi 9