ELBASAN – Një mësuese është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit, pasi ka goditur drejtoreshën e Zyrës Arsimore të këtij qyteti. Arta Gugu u vu në pranga pasi dhunoi drejtoreshën arsimore Jonida Cungu (ne foto), pasi kjo e fundit nuk e mori në punë.
40-vjeçarja banuese në qytetin e Elbasanit, prej vitesh ishte e papunë. Mësohet se ajo ka debatuar ashpër më drejtoreshën e DAR Elbasan, Jonida Cungu, duke i kërkuar asaj t’i sigurojë një vend pune. Më pas sherri mes tyre ka degjeneruar deri aty sa Arta Gugu ka goditur drejtoreshën.
Mësuesja e papunë do të procedohet penalisht për “goditje për shkak të detyrës”.
Ndërkohë pritet dëshmia e Drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore, Jonida Cungu për të mësuar shkaqet e këtij konflikti. Drejtoresha Jonida Cungu është me profesion mësuese e Gjuhës Shqipe dhe u zgjodh në këtë post në dhjetor të 2013, ku në garë ishin edhe 5 kandidatët të tjerë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO