Mesut Ozil: Në kohën time El Clasico ishte ndeshja më e madhe në botë, sot nuk është për faj të Barcelonës

Mesut Ozil: Në kohën time El Clasico ishte ndeshja më e madhe në botë, sot nuk është për faj të Barcelonës

Mesut Ozil

Ish-ylli gjerman Mesut Ozil luajti një seri derbesh të mëdha kundër Barcelonës si pjesëtar i Real Madridit, por ai vetë u gjend në mes 'të zjarrit' gjatë periudhës historike kur El Clasico u konsiderua si kulmi i ndeshjeve dhe kjo falë formës së mirë dhe rivalitetit mes Messit dhe Ronaldos.

Përpara El Clasicos të së dielës (nesër), e cili do të luhet në orën 21:00 në stadiumin 'Santiago Bernabeu', Ozil shprehu mendimin e tij në një intervistë për 'Marca', se derbi ikonik spanjoll po kalon një periudhë tjetër, shumë më pak të lavdishme të historisë së tij.

"Në kohën time, El Clasico ishte ndeshja më e madhe në botë. Në ditët e sotme, njerëzit i kushtojnë më shumë vëmendje ndeshjes midis Liverpool dhe Manchester City në Premier League. Por nuk është faji i Real Madridit sepse Reali është ende një nga skuadrat më të mira në botë. Barcelona ka rënë, Barcelona duhet të shikohet në pasqyrë, jo vetëm të ankohet për gjyqtarët", tha Ozil.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta