Meta: 16 mijë shqiptarë kërkuan azil në Britani, shkak keqqeverisja e Ramës! Largimi i tij është domosdoshmëri

Meta: 16 mijë shqiptarë kërkuan azil në Britani, shkak keqqeverisja e Ramës! Largimi i tij është domosdoshmëri

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas raportit së zyrës së emigracionit në Britani të Madhe në të cilin thuhej se rreth 16 mijë shqiptarë kërkuan azil gjatë vitit që lamë pas. Meta shkruan se të rinjtë shqiptarë ikin nga vendi ynë për shkak të qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës. Meta thotë se për të shmangur popullimin, zgjidhja e vetme është largimi i Edi Ramës.

“Numri i aplikimeve për azil në Britaninë e Madhe nga shtetasit shqiptarë shënoi nivel rekord për vitin 2022! Të dhënat më të fundit të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se rreth 16 mijë shqiptarë kërkuan azil në Britani dhe se 72% e tyre ishin më pak se 29 vjeç.

Tronditës është fakti se rreth 42% e aplikimeve janë bërë nga vetë të miturit si aplikantë kryesorë, ndërsa 13.7 % e kërkesave janë bërë nga fëmijë më pak se 18 vjeç. Të rinjtë shqiptarë ikin nga Shqipëria, si nga asnjë vend tjetër i rajonit, për shkak të qeverisjes së korruptuar 10 vjeçare të Edi Ramës, që i ka detyruar t'u hipin gomoneve të shpresës, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës, ndaj largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit! Më 14 Maj është dita për të ndëshkuar me votë përgjegjësin kryesor të shpopullimit”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Zyra e emigracionit në Britani: Në vitin 2022, rreth 16 mijë shqiptarë kërkuan azil! 72% ishin më pak se 29 vjeç


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë