Meta nga Sarisalltiku: Unë 'Luani i Venecias' nuk i trembem Komisionit (VIDEO)

Nga Sarisalltiku , ku mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kryegjyshtata Botërore e Bektashinjve për ditën e Ashures, Presidenti Ilir Meta përcolli edhe një herë mesazhin për të lënë mënjanë lakminë dhe egon dhe për të reflektuar në të mirë të Shqipërisë. I pyetur për çështjene ditë, draft-rezolutën e Komisionit të Venecias, Meta tha se nuk i trembet aspak, teksa u ndal tek çmimi që ka fituar pak muaj më parë " Luani i Artë i Venecias"

"Si mund ti trembet Venecias Luani i Artë i Venecias të paktën për këtë vit. Të jeni të sigurtë se Luani i Artë i Venecias për këtë vit do të jetë siç e ka mbajtur premtimin deri më 24 korrik", tha Meta në një prononcim për Ora News.

Ditën e sotme Presidenti, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga nga Kryegjyshtata Botërore e Bektashinjve për ditën e Ashures.  Në fjalimin e tij përveç urimeve për besimtarët Bektashinj, Meta ka dhënë edhe disa mesazhe politike.

Ai ka thënë se në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim për në BE nuk duhet të lejohet që  zhvillimet e fundit politike të errësojnë punën që është bërë ndër vite. Meta ndër të tjera ka thënë se në këtë situatë politike palët duhet të ndalen dhe të reflektojnë për 'plagët' që janë bërë shqetësim. Më pas presidenti ka thënë se duhet ti jepet fund lakmisë dhe egos personale.


Reagimi i plotë i Metës:
Urimi im në këtë festë shkon për besimtarët bektashianë, të dashurit dhe familjet e tyre si dhe gjithë shqiptarëve. Festat tona fetare janë përherë momente bashkimi dhe gëzimi për të gjithë. Ato na mundësojnë të shprehim nderimin dhe respektin ndaj Zotit, por edhe mesazhin e njohur shqiptar të dashurisë, harmonisë dhe mirëkuptimit mes feve. Festa e Ashures është dita simbol e nderimit të marëtirëve, të devocionit deri në sakrificën më sublime për të mirën e njerëzisë, harmonisë dhe paqes sociale. Kjo ditë na kujton të gjithëve se shoqëria jonë dhe sidomos klasa drejtuese ka nevojë për më shumë patriotizëm, përkushtim, drejtësi, përgjegjësi, ngrohtësi shpirtërore dhe bujari për qytetarët.

Ne duhet të ofrojmë ndaj njëri-tjetrit më shumë mbrojtje, mirëkuptim, shpresë dhe përkujdesje, por në radhë të parë këtë duhet ta tregojmë ndaj familjeve në nevojë, jetimëve, të moshuarve të braktisur si dhe individëve me aftësi të kufizuara.

Në kohën që po jetojmë, përtej politikës së ditës, e ardhmja po bëhet gjithmonë edhe më e pashpresë për shumicën e shqiptarëve. Para syve tanë, të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfrit po kalojnë në skamje.

Klima e varfërisë, korrupsionit, papunësisë, pasigurisë, krimit, padrejtësisë, lakmisë dhe thellimit të ndarjes klasore po e errëson perspektivën e rinisë shqiptare. Mijëra vëllezër dhe motra po largohen çdo ditë të braktisur nga politika joefikase në vendin amë.

Në këtë situatë duhet për një çast të ndalemi dhe të reflektojmë thellë ndaj plagëve të shoqërisë dhe fenomeneve që na shqetësojnë. Kjo ditë e flijimit dhe sakrificës njerëzore na fton të flakim tej egon e sëmurë, lakminë dhe indiferencën dhe të marrim përgjegjësinë para atdheut, familjes, shoqërisë dhe kombit. Perëndia le të na ndihmojë të gjejmë rrugën e duhur për të nxjerrë në pah bashkësinë e vlerave tona më të mira atdhetare, etike, morale, njerëzore dhe hyjnore.

Shqiptarët kanë arsye për të qenë krenarë me historinë e tyre, moralin dhe vlerat njerëzore që mbartin. Në udhëtimin drejt Europës ne kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme dhe kemi arritje, të cilat nuk mund të lejojmë që të errësohen nga zhvillimet e fundit politike, ekonomike dhe sociale.

Në këtë mënyrë, me besimin në Zot dhe dashurinë për vendin, le t’i shtrimë dorën e bashkëpunimit njëri-tjetrit dhe t’i përkushtohemi edhe më shumë familjes, shoqërisë dhe atdheut tonë të dashur. Në përfundim do të desha t’ju siguroj për mbështetjen time në punën, përpjekjet dhe lutjet tuaja për të mirën e qytetarëve dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

Gëzuar Ditën e Ashures! Lumturi e mbarësi për gjithë shqiptarët!” ka thënë presidenti Meta.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kallaku: 29/09/2019 13:04

    O i mbaruar o i pjerdhur ku ke burreri ti o lesh

    Përgjigju
  • Luani prej Letre: 28/09/2019 23:50

    Nese ja hedh dhe kesaj here, o do kemi nje "Kim Yong" ne Ballkan, o Peçi eshte Kryetar i Akademise se Shkencave, mona zv.kryetare :) Robt po qe keshtu, dhe pensionstet do ikin prej kendej....

    Përgjigju
  • Arbëri: 28/09/2019 21:37

    Ky injorant nuk është president i vendit ton, ky është kreplaku i mones dhe lsi ky duhet shtrir në psikiatri...!!!

    Përgjigju
  • Tajar: 28/09/2019 20:57

    Pirdh qe te lirohesh o mushke Skrapari po te vjen ngordhja

    Përgjigju
  • Mondi: 28/09/2019 20:34

    Ti sje Luan shkelqesi Fundeerrine po je si ai langoi me te cilin ke dale foto

    Përgjigju
  • ilir mafmut kaka: 28/09/2019 18:45

    O ilir o bur leshi o fol e mba o dhit e ha o buri buçe mona injorantes fshatare.

    Përgjigju
  • Tiku: 28/09/2019 17:14

    Tik tak tik tak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë