Meta 'Luani i Artë' i Venecias: Linda 50 vite më parë në diktaturën më të errët...Por nga student, sot jam president!

Meta 'Luani i Artë' i Venecias: Linda 50 vite më parë në diktaturën më të errët...Por nga student, sot jam president!

Krah fëmijëve të tij, Presidenti Ilir Meta, është nderuar nga Rajoni i Venetos në Itali, me çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë" për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik

Presidenti Ilir Meta u vlerësua në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë", me motivacionin: "Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare".

Ky çmim ka shërbyer që Presidenti Meta të mbajë një fjalim, ku ka sjellë në dukje historinë e tij në politikën shqiptare, nga student deri në President, arritje në karrierë që sipas tij i ka bërë vetëm falë demokracisë. Por kreu i shtetit ndau vlerësime edhe për udhëheqësit e moderuar të rajonit siç ai u shpreh. të cilat me dialog kanë bërë që vendet e Balkkanit të jenë më afër Evropës.

"Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur.  Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi. Ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve", tha Meta. 

Presidenti Ilir Meta ishte në këtë ceremoni me tre fëmijët e tij ku në përfundim tha edhe disa fjalë për familjen.

"Ky çmim i dedikohet edhe familjes time, për mbështetjen dhe dashurinë, duke më lejuar të punoj çdo ditë me këmbëngulje e qetësi", tha Meta. 

Fjala e plote e Presidentit Ilir Meta

“Të nderuar Miq të Çmimit Ndërkombëtar të Venecias!

Ju faleminderit nga zemra!

Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar.

Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve. 

Ky është një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë. 

Ky çmim është një simbol i miqësisë Itali-Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme. 

Çdo gjë mund të ndryshojë në botë, por gjeografia jo, e Italia dhe Shqipëria janë të bashkuara nga historia e nga gjeografia. 

Ky është një çmim që i shkon edhe së ardhmes së marrëdhënieve tona, të miqësisë të së rinjve tanë, të cilët janë edhe shpresa jonë. 

Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur. 

Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi.

Ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve. 

Ky është një çmim që u shkon edhe udhëheqësve fetarë, të cilët me inteligjencë, mund, sakrifica, harmoni e dashuri kundrejt pasardhësit, kanë bërë të mundur që dialogu ndërfetar dhe bashkekzistenca të jenë të shkëlqyera dhe shembull për mbarë botën. 

Ky çmim i dedikohet edhe familjes time, për mbështetjen dhe dashurinë, duke më lejuar të punoj çdo ditë me këmbëngulje e qetësi. 

Ju faleminderit të dashur miq!
Faleminderit Venecia!
Faleminderit Itali!”

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 13/07/2019 19:05

    Ku bie kjo taverna luan i arte

    Përgjigju
  • O tej: 13/07/2019 15:35

    Ket temin gati e ke kur do e maresh

    Përgjigju
  • asl: 13/07/2019 15:23

    Luan i arte ta dhane se do hysh ne kafaz pas nje kohe,po shtrengohet laku.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 13/07/2019 14:03

    Per familje qe je te bofsha ne kleine k nje topm""" i te madh

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 13/07/2019 14:01

    O panxhar sheqeri Mete ti meriton ate bre luanin w arte te Radanecit qe derdht ne dunavec ngjyre te verdhe ka dhe m...

    Përgjigju
  • Hinglateri: 13/07/2019 13:46

    President mebder me then nje m..... i madh mullar

    Përgjigju
  • populli te njeh: 13/07/2019 13:26

    turp atyre qe ste njohin. Ti duhesh te jesh tani i prangosur or derdimen . meduket se edhe kete her e paske paguer haracin ne venecia.

    Përgjigju
  • Koli: 13/07/2019 13:08

    Ai luani prej floriri eshte ?? Jo....se ..likja pranon vetem flori. Floriri thone , eshte menyra me e mire per te qene i pasur dhe pa deklaruar gje shtetit.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 13/07/2019 11:18

    Hajdut I pangopur

    Përgjigju
  • Student i dhjetorit: 13/07/2019 10:58

    Po ja nje qe ti qe luftove dhe dihet si fitove, po ne te tjeret qe kemi marre arratin fal sistemit apo korrupsionit e makinacineve tuaja te felliqura. Keni mbyllur cdo shteg ju dhe soji i juaj per 30 vjet. Turp s keni por shpresojme t’u vene para pergjegjesise te gjitheve...

    Përgjigju
  • Lili: 13/07/2019 10:53

    MIR O MIRE PO NESER KU DO JESH APO DIHET NE BURG

    Përgjigju
  • xreport: 13/07/2019 10:51

    je edhe hajduti me i madh ne shqiperi ...... ja vlen te maresh cmim

    Përgjigju
  • Reçi: 13/07/2019 10:40

    Do e zbukurosh qeline vip me ornamente, çmime e medalje

    Përgjigju
  • BAJG REXHEP LEKA ( KASAP ) [ KEPI ]: 13/07/2019 10:34

    O ilir floriri çfardo të bësh Reçit si shpëton dot o matrapaz o hajdut o njeri i ulët. Ti ke punuar gjith kohës për të vjedhur SHQIPTARËT e i ke vën shkopi nën rota demokracis. Ti mendon që Shqiptarët jan debil si puna jote gabohesh rënd. Shqiptarët jan popull shum inteligjent po njerëz si puna jote e kryekrimuneli malok salhe i kan prishur jetën Shqiptarve e për kto ju do të pagoni pa përjashtim nga të dy krahët. Z O T I E B E K O F T S H Q I P R I N

    Përgjigju
  • Hasani: 13/07/2019 09:51

    Ke gjakun e Avni Rustemit dhe je trim si Vojo Kushi Te te vije turp ti permendesh ata luftuan per atdheun kurse ti luftove dhe akoma lufton per te vjedhur

    Përgjigju
    • Hinglateri: 13/07/2019 13:48

      Rrofsh o Malo .....te me rroje Moniqia

    • Rudi: 13/07/2019 10:16

      Bravo Hasani

  • Lili: 13/07/2019 09:42

    PO TI SKE FYTYR TI JE PALACO ATO VITET E TJERA DO I KLOSH NE BURG O LIKE LESHI

    Përgjigju
  • Rapsodi i Vicidolit: 13/07/2019 09:37

    "Luan i Arte"??? Peruthej me karakterin e tij "DERRKUC i ARTE"

    Përgjigju
  • Nje koke pa lare: 13/07/2019 09:32

    Venetiku nuk flet ato qe mendon,por gjithmon duke vazhduar inercine historike zgjedh figurat anti shqiptare per "tu dhene nje dore".Ne te vertete karakteristikat e Ilir Floririt perputhen me ato te nje tregetari venecian...

    Përgjigju
  • Tuçi: 13/07/2019 09:30

    Je mor je se janë dhe ato që të zgjedhin ty, palaço me fakultet jeni të gjithë.

    Përgjigju
    • rovica: 13/07/2019 16:02

      Ne vitin qe parapriu kjametin e madh, [aty nga fundi i 1996], nje institucion italian, sic u dha lajm ne TV, i akordoi nje dekorate te larte S.Berishes. Nese e mori apo jo, nuk e di, se filloi 97-ta. Po kjo me I.Meten?! Cfare jane keto "vlerësime" ne te tilla kohe te ngjajshme te italianeve???

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren