Presidenti Ilir Meta, i ka bërë apel qeverisë që të mbështesë financiarisht mjekët, infermierët, personelin mbështetës të spitaleve COVID si dhe të gjithë që janë përballë pandemisë.

Me rritjen e rasteve me COVID, Meta thotë se për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut për t'u infektuar me COVID, e bën të domosdoshme mbështetjen ndaj mjekëve.

"Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti", shkruan Meta.

Ai thotë se koha nuk pret, pasi me rritjen e humbjeve të jetëve në rradhët e bluzave të bardha, është bërë e domodoshme kjo mbështetje.

"Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme. Koha për të vepruar nuk pret më", shtoi ai.