TIRANE- Ilir Meta në një intervistë për “Klan Kosovën” ka folur në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit por edhe si një politikan me eksperiencë. Gjatë një interviste të gjatë, ku është prekur gjithë jeta politike e Metës dhe sukseset e tij në marrdhëniet me ndërkombëtare ai ka folur mbi menaxhimin që do ti bëj Kuvendit duke u pozicionuar se ‘mbipartiak’. Ai tha se edhe në bashkëqeverisje me Ramën do të ketë viza të kuqe (kundër vendimeve) ashtu si me Berishën. Meta duke u ndalur tek figurat historike në politikë, ka kërkuar që figurat si Enver Hoxha dhe Ahmet Zogu të mos errëzohen për shkak të qëndrimeve politike.
Z. Ilir Meta, mirëserdhët në studion e “Zonës së Debatit” të Klan Kosova.
Mirëserdhët edhe ju në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, mirëserdhi edhe Klan Kosova. Ju falënderoj që më jepni mundësi të komunikoj nëpërmjet jush dhe televizionit tuaj me të gjithë ndjekësit tuaj në Kosovë dhe me këtë rast dua t’i përshëndes të gjithë.
Iku Nano për faktin se nuk ishte dashamirës dhe nuk ishte njeri i cili bashkëpunonte. ... Si ju duket vetja tashmë mbi palët, teksa ditën e parë që ju kam parë në Kuvend keni kërkuar që ta qetësoni Shqipërinë nga armiqësitë?
(...)Raportet e mia me aktorë të tjerë të politikës shqiptare, me z. Nano, me z. Berisha me z. Rama e me kolegë të tjerë, nuk i kam parë asnjëherë dhe nuk i shikoj në një plan personal. Përkundrazi, unë mendoj se të gjithë janë tanët, të ne shqiptarëve. Madje shkoj edhe më larg përveç dy figurave që ju shikoni këtu në zyrë, figura kyç për pavarësinë e Shqipërisë si Ismail Qemali dhe Isa Boletini, mendoj që edhe Ahmet Zogu është i yni, edhe Enver Hoxha është i yni pa asnjë diskutim edhe Sali Berisha e Fatos Nano e kështu me radhë. Dhe duhet të heqim dorë nga ajo kultura negative e rrënimit të figurave që ne kemi. E errësimit të aspekteve pozitive e evidentimi të negativiteteve thjesht për qëllime të politikës të ditës.
E di që një vit e gjysmë para zgjedhjeve shumë njerëz iu janë lutur që të rrëzoni qeverinë e Berishës dhe ju vendosët që marrëveshjen me PD-në ta çonit deri në fund...?
Qeveritë nuk mundet të ndryshojnë as çdo ditë dhe as çdo vit. Qeveritë duhet të ndryshojnë çdo katër vjet.
Natyrisht që ka vija të kuqe, edhe në rast të koalicionit tonë me PD-në, pavarësisht se ne nuk kemi qenë dakord për shumë vendime, qëndrime të cilat janë shprehur edhe në mbledhjen e qeverisë edhe nga përfaqësuesit tanë, por që nuk janë bërë shumë publike edhe për arsye etike dhe lojaliteti, apo edhe qëndrime në takime që unë kam pasur herë pas herë me Kryeministrin e asaj kohe, z. Berisha. Në rastin e LSI-së, sigurisht që ajo ka përgjegjësitë e saj. Kishte përgjegjësi të rëndësishme, tani ka akoma më shumë në bazë të rezultatit, por për mospajtime që nuk do të thosha të parëndësishme, qofshin edhe të rëndësishme, të shkosh drejt një akti madhor siç është prishja e një koalicioni ku mund të vihen në pikëpyetje shumë procese dhe kur nuk ka garanci se kjo është alternativa më e mirë, përveç vënies gjithmonë në diskutim të moralit apo të legjitimitetit, natyrisht që gjithmonë faktor kryesor është stabiliteti i vendit dhe sigurisht edhe kushtetuta, vijueshmëria e procesit të integrimit. Për shembull, në rastin e koalicionit me PD-në, pavarësisht se kemi pasur qëndrime të ndryshme, diferenca të ndryshme, ndonjëherë për gjërat që nuk kemi qenë dakord kemi votuar edhe ndryshe në parlament. Ligji për SHISH-in, ndryshimet që do të bëheshin të cilat ishin të pakonsultuara me NATO-n, ishin një moment ku ne padyshim që në rast se nuk do të tërhiqej ligji do të mund të tërhiqeshim nga qeveria, sepse kjo do të sillte disa konsekuenca në detyrimet e Shqipërisë si anëtare e NATO-s.
Shikoj këtu në zyrën tuaj në njërën anë portretin e Nënë Terezës dhe të Ismail Qemalit. Pse po ndodh kjo ‘luftë’ e simbolikave në Shqipëri?
Për mua nuk është shumë e rëndësishme, ashtu sikurse të jeni të sigurt se kur të hyni herën tjetër do të gjeni edhe portretin e Presidentit të Republikës, në respekt të asaj që Presidenti si institucion përfaqëson në Kushtetutën e vendit, por edhe në respekt dhe detyrim të asaj që Kuvendi dhe Kryetari i Kuvendit përfaqësojnë gjithashtu. Por, për mua natyrisht që këto nuk janë elementë thelbësorë. Thelbësorë mbeten bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirja në procesin e kryerjes së reformave, sidomos të integrimit evropian. Ndërsa përsa u takon këtyre simbolikave, këto janë çështje të tjera. Natyrisht që edhe marrja e vendimit për vendosjen e portretit të themeluesit të shtetit shqiptar, të Ismail Qemalit është një vendim mendoj i gjetur dhe pozitiv.
Po pse jo Skënderbeun dhe po Ismail Qemalin?
Nuk po them që kjo nuk do të ishte një ide jofunksionale, por sepse shteti shqiptar zanafillën e vet shtetformuese e ka me këtë figurë. Por, për mua kjo nuk është gjëja më esenciale. Jam shumë i kënaqur këtu që ndodhem midis Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, sepse në këtë mënyrë kam mundësi të kujtoj edhe Kosovën çdo ditë.
Z. Meta, po ju shohim me një look të ri, peshë të larguar. Ku është beteja e juaj? Duket sikur jeni liruar nga të gjitha streset...?
(...)Përsa i takon çështjes së peshës, beteja është që të mos shtoj prapë. Kjo nuk është hera e parë që unë kam treguar vullnet për të rënë nga pesha dhe nuk do të jetë e lehtë duke pasur parasysh edhe detyrën e re dhe shumë detyrime dhe angazhime dhe të karakterit protokollar.
Besoj se znj. Monika Kryemadhi ishte një nga stimujt kryesorë që ju ta bëni këtë?
Padyshim që ka edhe ajo meritën e saj.
Këtu në Kuvendin e Shqipërisë nuk po shikoj vullnetarë për të ndryshuar ambientet, ndërkohë që në Kryeministri po shohim shumë vullnetarë të angazhuar për të ndryshuar look-un e këtij institucioni. Mesa duket në këto katër vite nuk do të ndryshoni asgjë?
Për mua është e rëndësishme të sjellim një standard më të lartë në funksionimin e Parlamentit, në bashkëpunimin midis mazhorancës dhe opozitës, në cilësinë e legjislacionit që miratojmë, sepse shpeshherë këto konflikte edhe artificiale të panevojshme kalojnë në plan të dytë në nivelin e ligjeve që diskutohen, që miratohen në parlament. Është e rëndësishme të rrisim rolin e Parlamentit për zbatimin e ligjeve që nxjerr Parlamenti, sepse shpeshherë miratohen ligje të cilat nuk zbatohen ose zbatohen pjesërisht, sepse nuk plotësohen me kuadrin tjetër ligjor, pra me aktet e tjera normative të ligjeve. Këto janë gjërat më të rëndësishme.
Gjatë mandatit tuaj, a do ta bëni Kuvendin e Shqipërisë me një ndërtesë të re?
(...) Për sa i takon pastaj zyrave të deputetëve, mundësive, këto në përputhje me mundësitë financiare dhe buxhetore. Ne do t’i administrojmë me transparencë të plotë në bashkëpunim me kryetarët e grupeve parlamentare dhe me të gjithë deputetët.
Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com