Meta bënë thirrje: Dhuroni gjak, shpëtoni jetë! Institucioni i Presidentit hap dyert për vullnetarët

Meta bënë thirrje: Dhuroni gjak, shpëtoni jetë! Institucioni i Presidentit hap dyert për vullnetarët

Presidenti Ilir Meta së bashku me vullnetarët që dhurojnë gjak

Teksa kanë mbetur vetëm 9 ditë nga mbarimi i mandatit të Presidentit, Ilir Meta ripërsërit thirrjet e nismës të cilën ai e ka nisur që prej marrjes së kreut të shtetit. Meta ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale se Institucioni i Presidentit hapi sot dyert për një tjetër seancë vullnetare dhurimi gjaku.

Ai shprehet se ka dhënë kontributin së bashku me dhjetëra te rinj, nëpunës të administratës dhe anëtarë të Kabinetit. Sipas tij ky është një kontribut modest por jetik për fëmijët me talasemi dhe çdo pacienti që ka nevojë për të.

Meta thotë se ndihet krenar dhe falenderues duke përmendur dhe rolin sensibilizues e frymëzues, që “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” ka luajtur në këto vite për garantimin e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevoja jetësore të mijëra qytetarëve.

“Të mposhtim indiferencën dhe të forcojmë pa hezitim solidaritetin me këtë kauzë humane dhe fisnike në shpëtimin e sa më shumë jetëve!”, shkruan ai.

Meta gjate dhurimit te gjakut ne Presidence
Vullnetaret duke dhuruar gjak 

 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 15/07/2022 17:49

    Show grotesque

    Përgjigju
  • Edi: 15/07/2022 17:31

    Do e dhuronte dhe gjoja presidenti, po ka nje grup gjaku miks,se nuk ka lene shqiptar pa i thithur gjakun, dhe si pasoje po e ruan vetem per ato vampirat e sojit te vet...Saliu i pari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?