Meta: Berisha mban përgjegjësinë për primaret, procesi i vonuar! Kandidatët që dëmtojnë kolegët, përjashtohen nga gara

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se i respekton primaret e Sali Berishës, por i ka theksuar se është procesi është i vonuar. Megjithatë tregon se ish kryeministrit i ka theksuar se mban përgjegjësinë për këtë proces dhe i ka bërë të qartë se kandidatët që përpiqen të dëmtojnë kolegët, duhet të përjashtohen nga gara.

“Unë kam lavdëruar gjithmonë primaret dhe kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz ku vetë fakti që vulën e PD e mban në xhep Edi Rama dhe e përdor kundër opozitës është një rast shumë i qartë dhe flagrant për të gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë dhe socialistët e ndershëm. Kam thënë se e mban Sali Berisha përgjegjësinë. Shqiptarët presin fitoren prandaj mban përgjegjësinë se ai e ka ideuar dhe e ka nisur. Është process i vonuar, duhet ti kishte marrë masat më para megjithatë duhet të bëjë cdo gjë që kjo cështje të zgjidhet sa më parë se kmei një regjim patronazhist, të dhunshëm.  Cdo kandidat që përpiqet të dëmtojë kolegun brenda primareve, duhet të përjashtohet nga gara”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet vendore, Meta takim me Berishën: Fusim kandidatët tanë në primare, nesër firmosim marrëveshjen


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë