TIRANË - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur sot Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë Piero Cipollone, i cili shoqërohej nga Drejtoresha për Evropën Juglindore të Bankës Botërore Ellen Goldstein.
Gjatë takimit, kryetari i Kuvendit Meta ka shprehur gadishmërinë për bashkëpunimin e ngushtë të Kuvendit me Bankën Botërore duke i vlerësuar projektet e saj si tepër të rëndësishme në përballjen e Shqipërisë me sfidat ekonomike në planin imediat dhe afatgjatë. Në këtë drejtim, Meta i ka shprehur mbështetjen për reformat e thella strukturore të Qeverisë së re në funksion të përshpejtimit të zhvillimit ekonomik të vendit.
Nga ana e tyre, Cipollone dhe Goldstein shprehën vullnetin për të punuar me të gjitha strukturat qeveritare për të ndihmuar rritjen ekonomike të vendit dhe në këtë kuadër vlerësuan se bashkëpunimi i Bankës Botërore me Parlamentin, merr një rëndësi të veçantë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com