Bordi i Transparencës për caktimin e çmimit të naftës po bën një rrjepje të pamëshirshme ndaj qytetarëve shqiptar. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u ndal tek çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare, ku tha se është më i ulët se në nivelet e para luftës në Ukrainë. Meta tha se vetëm në Shqipëri, nuk po merren masa për konsumatorët, por merren në funksion të kryeoligarkut.

‘Ulja e çmimit të naftës nuk po reflektohet në vendin tonë. Kudo janë marrë masa vetëm në vendin tonë, nuk janë marrë dhe punohet në fuksion të kryeoligarkut. U bë kohë që janë propozuar disa masa për uljen e çmimit të naftës dhe asnjë masë nuk është marrë. Grumbullohen rreth 200 mln euro në vit nga kjo taksë, pro përdoren vetëm 20 mln euro për mirëmbajtje. 200 mln grumbullohen me destinacion mbajtjen e rrugëve, por vetëm 20 mln investohen për mirëmbajtje. Ku shkojnë lekët e tjera, sigurisht shkojnë në kostot e shtuara. Po të shkonin për mirëmbajtje nuk do të ishte kjo gjendje e mjeruar e rrugëve. Jemi këtu për t’i thënë ndal kësaj rrjepje të jashtëzakonshme. Po vidhen në mënyrë mizore të gjithë qytetarët shqiptar për çdo litër.’- tha Meta.

Për kryetarin e Partisë së Lirisë, objektivi kryesor i denoncimeve të tyre është Edi Rama, pasi është kryeoligarku i Shqipërisë, te cilin e kërcënoi se dara do t’i shtrëngohet çdo ditë.

‘Populli do të ngrihet dhe askush të mos shqetësohet për denoncimet dhe konferencat. Do të vazhdojmë çdo ditë, me denoncime me fakte dhe prova. Do të ndërmarrim alternative si kjo e z. Vasilit, por edhe akte për indeksimin e pagave. Objektivi ynë është Edi Rama, ai është kryeoligarku i Shqipërisë, ata të tjerët janë thjesht shërbëtorë të tij. Ora e ligjit po vjen, ora e qytetarëve po vjen. Kjo që po bëjmë është pjesë e punës sonë të vazhdueshme. Dara do t’i shtrëngohet darën çdo ditë.’- tha Meta.

Meta ndërkohë akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama se ka luajtur me interesin kombëtar dhe sovranitetin e Shqipërisë, kur u pyet sot nga gazetarët lidhur me akuzat që bëri ndaj numrit një të qeverisë se ‘ka bërë pazar me kompani për shpimet për naftë në detin Jon’. Kreu i Partisë së Lirisë  e konsideron edhe një herë çështjen e zgjidhjes së kufirit detar me Greqinë si një krye aferë të Ramës, i cili sipas tij është i kapur.

Ish-presidenti Meta, nuk ka pranuar që të komentojë mendimin e pasardhësit të tij Bajram Begajt, në lidhje me ‘Open Balkan’, ku ky i fundit u shpreh se Kosova duhet të bëhet pjesë. Meta tha se beson se mendimi i Begajt është i pavarur dhe ai është plotësisht i ndërgjegjshëm për atë që thotë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
Begaj pro Open Balkan, Meta: Besoj se është i pavarur në qëndrime dhe i ndërgjegjshëm për atë që bën

Në një dalje për mediat, Ilir Meta, ish-president dhe aktualisht, kryetar i Partisë së Lirisë, nuk ka pranuar që të komentojë mendimin e pasardhësit të tij Bajram Begajt, në lidhje me ‘Open Balkan’, ku ky i fundit u shpreh se Kosova duhet të bëhet pjesë. Meta tha se beson se mendimi i Begajt është i pavarur dhe ai është plotësisht i ndërgjegjshëm për atë që thotë.

‘E përfundova mandatin tim kushtetues në Presidencë, duke bërë simbolin më te dashur për mua dhe patriotët. Në datën 25 nisëm një rrugë të re, bashkë me shqiponjën dhe ngjyrat e flamurit. Kjo është beteja që do i shërbejë dhe forcimit të Kosovës. S’kam bërë asnjë një muaj nga largimi nga detyra e presidentit. S’më duket etike që të komentoj veprimet e presidentit të ri. Ai është i pavarur. Mendoj se plotësisht i ndërgjegjshëm për atë që bën dhe thotë. Lidhur me iniciativën e Vuçiçit dhe të Ramës, është një iniciative që cenon perspektivën tonë Europiane. Ne duhet të fokusohemi tek Procesi i Berlinit.’- u shpreh Meta.

Ora 12:19
Meta: Çështja e detit, kryeaferë! Rama i kapur nga gjithfarë interesash! Nuk dua të them më shumë publikisht

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e konsideron edhe një herë çështjen e zgjidhjes së kufirit detar me Greqinë si një krye aferë të Ramës, i cili sipas tij është i kapur.

“Çështja e detit është një kryeaferë shumë e rëndë. Do t’i lutesha të gjithëve që të mos bien në lojën e Ramës me retorika anti greke. Greqia është e interesuar ta zgjidhë këtë çështje. Unë i kam çuar një letër 140 deputetëve të Shqipërisë, vetëm një pjesë të dokumentimit të shqetësimeve serioze për këtë çështje, që vijnë si rezultat i lojërave të këtij personi aventurier, i marrë peng nga gjithfarë interesash. Ia kam bërë të qartë Kuvendit që jam i gatshëm që të shkoj atje sa herë që ata të kenë ndonjë paqartësi dhe të kontribuojnë të gjithë për zgjidhjen më të mirë në interesin e Shqipërisë.  Dëmtimi i pozitës së vendit në mënyrë të qëllimshme nga ky individ është shumë i dokumentuar. Por nuk dua të flas në publik më shumë për këtë çështje”, tha Meta.

Ora 12:13
Çmimi i naftës ulet në bursë, Vasili: Të shkrihet bordi mafioz i rrjepjes dhe të ndërhyhet në taksa

Deputeti Petrit Vasili ka deklaruar se shqiptarët po vidhen me anë të rritjes së çmimeve, kryesish të atij të naftës. Ai tha se duhet të shkrihet Bordi i Transparencës dhe të ndërhyhet në taksa.

“Niveli në bursë është më i ulët se para luftës, të gjithë e kuptojnë që ka një vjedhje mafioze. Që në 9 mars të këtij viti, iniciativa është, projektligji është në Kuvend, në funksion të këtij organizimi mafioz as nuk është marrë në diskutim, por kaq i fortë është urdhri i mafias sa as diskutimin nuk e ka lejuar. Të gjithë vendet e perëndimit kanë bërë ndërhyrje te taksat, shkrirjen e menjëhershme të bordit mafioz të rrjepjes dhe ndërhyrjen në taksa”, tha Vasili.