Meta dekoron balerinin Eno Peçi: Jemi krenarë që kemi artistë të tillë të klasit botëror

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Austri i ka dorëzuar titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” balerinit të njohur Eno Peçit. Artisti shqiptar prej vitesh është pjesë e operës shtetërore të Vjenës. Para dekorimit u prezantua një film dokumentar për artistin Eno Peçin, i realizuar nga Gjergj Mazi.

Në fjalën e tij mes të tjerat Meta u shpreh, se:

Është vërtetë kënaqësi të jem me ju në këtë mbrëmje artistike. Përgëzoj Gjergj Mazin dhe balerinin Eno Peçi për momentet e mrekullueshme, që na përcollën nëpërmjet filmit dokumentar “Solisti”. Nga filmi mësuam më tepër për jetën dhe karrierën artistike të Eno Peçit, si një balerin solist dhe koreograf i talentuar. Ndihem krenar për arritjet e tij në skenat prestigjioze botërore... Kjo është një tjetër dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë... Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij, si ambasador i shkëlqyer i imazhit të Shqipërisë në Austri dhe nëpër botë, unë kam nderin t’i akordoj atij një nga titujt më të lartë të Shqipërisë, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut.

Ilir Meta, president 

Unë kam ardhur në Austri në vitet 1997, në vitet 1998. Kërcenim valle popullore, prej aty vendosa që të merrja drejtimin për të shkuar në Austri. Nuk është e lehtë që ta ndash jetën private nga ajo personale, se jemi thuajse gjithë ditën, punojmë nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Eno Peçi, balerin 

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Austrisë edhe personalitete të artit.

Eno Peçi dhe presidenti Ilir Meta

Kush është Eno Peçi?

Eno Peçi ka lind në Tiranë. Gjatë viteve 1994-‘98 kreu studimet në Shkollën e Baletit në Tiranë. Prej vitit 1998 deri në vitin 2000 ka studiuar në Shkollën Shtetërore të Baletit të Vjenës dhe në vitin 2000 në Baletin Rinor Europian. Nga viti 2000 është pjesëtar i trupës së Baletit në Teatrin e Operës dhe Baletit të Vjenës. Në vitin 2003 mori titullin gjysmë solist dhe në vitin 2009 u emërua solist në Trupën e Baletit të Vjenës.

Ka punuar me shumë koreografë të njohur si: Renato Zanalla, John Neumeyer, Roland Petit, Boris Eifman, Ëilliam Forsythe, Vladimir Malakov, Peter Right, Hans Van Manen, Giogio Madia, Leonide Massine, Nicolas Musin, Jiri Kylian, Paul Lightfoot etj.  Ka qenë pjesëmarrës në “Ballon Vjeneze” dhe në Koncertin Vjenez të fundvitit që prej vitit 2004.

Disa nga krijimet e tij koreografike janë: Herzblume, Cut, EXITIUM, Mous, Klimt’s kiss, Ereignis Karl’s Leben, Pavillon 12/2 etj. Eno Peçi ka interpretuar si balerin në dhjetëra role kryesore dhe pjesë koreografike nga koreografë të njohur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wutetari Tiranas: 25/10/2018 03:13

    o Eno ne qoftese ke bere ndonjehere gabim te madh ne jete po te them ta mbash mend kete date 24 Tetor2018 qe more Gjoja Dekorate nga nje njeri qe do ja ndigjosh bemat e tij karshi ketij Populli Ky eshte gabimi me i madh qe ke bere Une kaq di te te them Do vije koha qe ti do ta kuptosh vete dhe do me kerkosh te bashkebisedosh me mua per kete problem Shiko punen djale mos u merr me politikane ........ shiko familjen dhe shendetin

    Përgjigju
  • Populli: 23/10/2018 11:05

    Dekoratat e ketij te nishanit dhe te cmendurit dixhital u bene si letrat e WCse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur