Meta dekoron basketbollistin
Agim Fagu: I papërsëritshëm

Meta dekoron basketbollistin<br />Agim Fagu: I papërsëritshëm
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar sot basketbollistin dhe diplomatin Agim Fagu, me rastin e 70-vjetorit të tij.

Meta ka dekoruar basketbollistin Fagu me dekoratën e lartë shtetërore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, për kontributin madhor në ngritjen e basketbollit në nivelet më të larta ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta vlerësoi basketbollistin e njohur, teksa përmendi dhe disa nga arritjet e tij në rang ndërkombëtar. 

“Është e qartë se ai kudo ka qenë i shkëlqyer, si nxënës, si studentë, si mësues-pedagog dhe si basketbollist. Ajo jo vetëm entuziazmonte shqiptarët, por trondiste mediat italiane dhe Evropën me triumfin, duke shënuar 48 pikë nga 73 që shënoi ekipi i Partizanit në një barazim. Shkëlqimi i tij është pjesë e një shkëlqimi të pandërprerë të të gjithë karrierës së tij. Në Budapest ai mori çmimin e tretë si pikëshënuesi më i mirë. Në kampionatin tjetër, ai mori çmimin e dytë si pikëshënuesi më i mirë. Është një personazh i papërsëritshëm i sportit tonë. Kontribut madhor për ngritjen e basketbollit në nivelet më të lartë ndërkombëtare, dhe për këtë i jap dekoratën e lartë shtetërore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu””, tha Meta. 

fagu

Dekorimi, Agim Fagu: Mesazh për të rinjtë

Në fjalën e tij pas dekorimit nga Presidenti Ilir Meta, basketbollisti Agim Fagu ka risjellë në kujtesë edhe njëherë fillimet e tij, duke thënë se e kishte menduar që një ditë do të nderohej për kontributin dhe rezultatin e punës së tij.

Fagu e cilësoi dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhënë me rastin e 70-vjetorit të tij si një mesazh për të gjithë të rinjtë e rejat shqiptare, kudo që janë, që me talentin dhe punën e tyre të transformojnë Shqipërinë, pasi një ditë do të vlerësohen. 

“Në fillimet e mia, të aktivitetit tim sportiv dhe intelektual nuk e kisha menduar që një ditë të isha këtu me ju, për t’u nderuar me këtë dekoratë të shquar si rezultat i kontributit të punës sime. Kjo dekoratë duhet të shërbejë si mesazh për të gjithë shqiptarët kudo janë, se kontributi i veçantë për Shqipërinë do të vlerësohet gjithmonë në mënyrën e duhur. Kur kthehem pas në shumë vite, sot iu jap më shumë të drejtë prindërve të mi.

Ata përpiqeshin gjithmonë “dije dhe libër”, sepse pa to nuk ka zhvillim, sport, sepse ai të ndihmon të krijosh një balanc të drejtë, dashuri për familjen dhe atdheun. Dekorata ime është një mesazh për të gjithë djemtë dhe vajzat tona, që me punën, kontributin dhe talentin e tyre e transformojnë Shqipërinë në arsim, shkencë, art, sport e kulturë”, tha Fagu. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool