Meta dekoron ish-ambasadorin Bashkim Zeneli me titullin “Mjeshtër i Madh”

Meta dekoron ish-ambasadorin Bashkim Zeneli me titullin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti Meta dhe ish-ambasadori Bashkim Zeneli

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar ish-deputetin dhe diplomatin shqiptar në Gjermani, ish-ambasadorin Bashkim Zeneli.

Me kënaqësi vlerësova sot me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, personalitetin e njohur publik, z.Bashkim Zeneli, për kontributin e tij të veçantë dhe të spikatur në fushën e politikës së jashtme, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador në vende të rëndësishme si dhe për përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

Ilir Meta, president i Shqipërisë

Në fjalën e tij, ish-ambasadori u shpreh i nderuar nga vlerësimi i presidentit dhe se titullin ia dedikon familjes.

 Titulli "Mjeshtër i madh", nder i madh dhe vlerësim për të cilin falenderoj Presidentin Meta. Këtë titull të lartë e ndaj me familjen dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e mi. Do vijoj të kontribuoj pa u lodhur për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Bashkim Zeneli, ish-ambasador

Të pranishëm në ceremoni ishin ish-Presidenti, Rexhep Meidani, ministrat Fatmir Xhafaj e Pandeli Majko, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ish-Ministra të Jashtëm dhe ambasadorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025