Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur ditën e sotme një dekret për dhënie grade madhore. Meta ka dekretuar dhënien e gradës “Gjeneral Brigade” për Kolonel Albert Mullain. Albert Mullai është me detyrë “Komandant i Akademisë së Nënoficerëve Tomson”.
Dekreti i Presidentit në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”. Dekreti i Presidentit Meta për dhënie grade “Gjeneral Brigade” për Albert Mullai hyn në fuqi menjëherë
Komento